KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri
AktualeFinanceSociale

Tarifat e kalimit në autostradën e re në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 7 Janar, 2025 12:57 pm
224 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Që prej 4 janarit, në autostradën Thumanë-Kashar ka hyrë në fuqi aplikimi i tarifës për kalim.

Ky është segmenti i parë i kategorisë “A” në Shqipëri, ndërtuar dhe mirëmbajtur nga kompania koncesionare “Gener 2”.

Pas një periudhe 6-mujore kalimi pa pagesë, kompania njoftoi në dhjetor vendosjen e tarifave për përdoruesit e kësaj infrastrukture moderne 21 kilometra të gjatë.

Tarifat janë si më poshtë:

Motoçikletat me cilindratë mbi 250 cc: 170 lekë.

Automjetet: 250 lekë ose 2.5 euro.

Kamionët, autobusët dhe mjetet mbi 2.2 metra lartësi: 620 lekë.

Mjetet me 4 ose më shumë akse: 870 lekë ose 8.8 euro.

Disa drejtues automjetesh e kanë mirëpritur tarifën, duke theksuar cilësinë e autostradës dhe lehtësimin e qarkullimit. “Ja vlen. Në Evropë tarifat janë edhe më të larta,” u shprehën disa prej tyre.

Standard i ri për infrastrukturën rrugore në Shqipëri

Autostrada Thumanë-Kashar, pjesë e “Korridorit Blu”, u hap për qarkullim në qershor të vitit të kaluar dhe përmbush standardet e Bashkimit Europian, duke lejuar një shpejtësi maksimale prej 130 km/h. Ky investim privat, që do t’i dorëzohet shtetit pas 35 vitesh, përfshin:

Tre korsi për çdo kah lëvizjeje, njëra e dedikuar emergjencave.

14 nënkalime dhe 12 ura.

Segmenti lidh Thumanën me autostradën Tiranë-Durrës, duke shërbyer si një arterie kyçe për qytetarët shqiptarë dhe turistët e huaj.

Ky është vetëm hapi i parë i “Korridorit Blu” Adriatiko-Jonian, që pritet të përfshijë edhe katër segmente të tjera në të ardhmen.

 

Marrë nga Ata.gov.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

A po i vjen fundi?

Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën

Fasoneria humbet miliarda/ Eksportet bien shumë, euro shton presionin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Stuhi e madhe godet Mekën dhe pjesë të tjera të Arabisë Saudite
Artikulli tjetër Akuzat e Berishës, Majko – Spiropalit: T’i kërkohet informacion SHIK, dorëzoj çdo imunitet parlamentar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.