KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Transporti publik i Shqipërisë hyn në “Google Maps”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Transporti publik i Shqipërisë hyn në “Google Maps”
AktualeAnalizeKryesoreSociale

Transporti publik i Shqipërisë hyn në “Google Maps”

Përditësimi i fundit: 8 Janar, 2025 9:27 am
190 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Shqipëria turistike e këtyre viteve të fundit ka qenë një surprizë për të huajt, që me befasinë e zbulimit të një destinacioni me bukuri të shumta natyrore, ndesheshin edhe me sfidën e orientimit në një vend ku transporti publik është disi kaotik. Por duket se viti 2025, do të jetë disi më i thjeshtë për ata që zgjedhin të na vizitojnë, sepse tashmë të dhënat për transportin publik ndërqytetës janë integruar në Google Maps, duke e bërë më të thjeshtë orientimin.

Kjo do të thotë se tashmë për të shkuar nga një qytet në një tjetër mjaft të kërkosh në “Google Maps” dhe itinerari gjenerohet automatikisht, në disa raste me më shumë se një opsion, në varësi të destinacionit ku doni të shkoni dhe rrugën që doni të zgjidhni.

Për shembull nëse doni të shkoni nga Korça në Sarandë, keni dy mundësi sipas asaj që gjeneron harta. Mundësia e parë është të kaloni nga Gjirokastra. Kështu në Korçë do të merrni autobusin GJ5 nga Terminali dhe do të mbërrini në Gjirokastër në një rrugëtim që zgjat tre orë. Aty me pas do të merrni autobusin Gj3 që do t’ju çojë drejt Sarandës në një rrugë që zgjat pak më shumë se një orë.

Një tjetër mundësi është nëse doni të kaloni nga Përmeti për të shkuar nga Korça në Sarandë. Nëse zgjidhni këtë mundësi atëherë do t’ju duhet të merrni tek terminali autobusin KO32 i cili shkon drejt Përmetit. Më pas nga Përmeti do të udhëtoni për në Gjirokastër me GJ19 për një orë e 10 minuta.

Në stacionin e Gjirokastrës mund të niseni drejt Sarandës me mjete të Argjiro Sh.p.k. Të dhënat në këtë itinerari gjenerohen nga e-transport dhe faqja tjetër Gjirafa Travel. Mundësia e tretë është një linjë direkte që niset nga Korça në Sarandë me autobusin KO1 në një rrugë që zgjat 4 orë e 37 minuta.

E njëjta logjikë vlen edhe për destinacione të tjera. Për shembull, nëse marrim Tiranën dhe Durrësin, kush vjen nga qyteti bregdetar drejt kryeqytetit ka dy opsione. I pari është përmes autostradës Tiranë-Durrës ku fillimisht nga stacioni në Durrës duhet të marrë autobusin Dr6 dhe më pas të shkojë nga Terminali B drejt qendrës me autobusin urban të qytetit me linjën 4 nëse kërkon për shembull ti drejtohet qendrës së kryeqytetit.

Nëse dikush kërkon një tjetër opsion për të ardhur nga Durrësi është edhe mundësia e kalimit nga Ndroqi ku nga stacioni i Plepave mund të marrë linjën Tr65 që ndalon në Terminalin B dhe më pas të marrë të njëjtën linjë urbani si në rastin  e mëparshëm.

Të dhënat që aktualisht kryqëzohen  në Google Maps për të marrë informacion kanë për burim disa operatorëve që  nga E-transport që është faqja zyrtare e transportit publik ndërqytetas në vend, Bashkia e Tiranës sa i takon transportit publik në kryeqytet si dhe subjekte private që kanë platforma të dhënash mbi transportin siç është Gjirafa Travel apo të tjerë.

Shqipëria me rritjen e interesit si destinacion turistik e ka pasur të nevojshme koordinimin e transportit publik në Google Maps duke qenë se edhe mundësitë që ofron janë të kufizuara duke u ndalur vetëm tek autobusat pasi linja hekurudhore funksionale mungojnë. Gjithsesi më mirë vonë se kurrë dhe 2025 të paktën në këtë aspekt vjen me një lajm të mirë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Luftëtarët e huaj marrin grada të larta në Siri, mes tyre edhe një shqiptar
Artikulli tjetër Real Madridi shpall zgjedhjet për drejtuesit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.