Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për të luftuar zjarret.
“Jemi të përgatitur të bëDepartamenti amerikan i Mbrojtjes tha të mërkurën se “do të punojë për të siguruar personel dhe aftësi shtesë zjarrfikëse” në Kaliforni për betejën e saj kundër zjarreve që kanë dalë jashtë kontrollit.
Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit u përball me katër zjarre të rrezikshme për jetën, që kanë vrarë të paktën pesë persona, kanë djegur më shumë se 1’100 ndërtesa dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen.
“Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Los Anxhelos ishte përgatitur për një ose dy zjarre të mëdha pyjesh, por jo katër, veçanërisht duke patur parasysh këto erëra të qëndrueshme dhe lagështinë e ulët”, tha të mërkurën shefi i zjarrfikësve të qarkut Los Anxhelos, Anthony C. Marrone.