KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti i zgjedhur Trump, në Kongres
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Finance > Presidenti i zgjedhur Trump, në Kongres
BotaFinanceOpinionPolitike

Presidenti i zgjedhur Trump, në Kongres

Përditësimi i fundit: 9 Janar, 2025 10:26 am
154 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur Donald Trump mbërriti në Senatin amerikan të mërkurën me synimin për të bashkuar republikanët rreth një strategjie për uljen e taksave, për kontrollet kufitare dhe rritjen e prodhimit të karburanteve fosile, 12 ditë përpara se të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Trump hyri në Kapitolin e Shteteve të Bashkuara për herë të parë që kur mbështetësit e tij sulmuan ndërtesën më 6 janar 2021, bazuar në pretendimet për manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ai bëri nderimet e tij me një vizitë tek arkivoli i ish-Presidentit Jimmy Carter në hollin e Kapitolit, përpara se të takohej me republikanët, që kanë një shumicë 53-47 në Senat. Presidenti i zgjedhur Trump do të marrë pjesë në funeralin e ish-Presidentit Carter të enjten në Uashington.

Me një shumicë të ngushtë në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, republikanët ende nuk kanë rënë dakord nëse duhet të ndjekin një projektligj që përmban përparësitë e tij, ose dy projektligje, si dhe duket se kanë pikëpamje të ndryshme rreth asaj që legjislacioni duhet të përmbajë.

Disa senatorë republikanë kanë argumentuar se duhet ta ndajnë axhendën e zotit Trump në dy projektligje, duke i lejuar ata të arrijnë një sukses të shpejtë për politikën kufitare dhe energjitike, përpara se të merren me çështjen më të mprehtë, atë të taksave. Disa republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve paralajmërojnë se, duke patur parasysh shumicën e tyre të ngushtë, përqasja me dy hapa rrezikon të dështojë në miratimin e projektligjit të dytë, që zgjat uljen e taksave të miratuara gjatë mandatit të parë të Presidentit Trump.

“Po shqyrtojmë nëse do jetë një apo dy projektligje. Çfarëdo që të jetë, nuk ka rëndësi, ne do të marrim rezultatin“, u tha Presidenti i zgjedhur Trump gazetarëve, ndërsa po ecte në Kapitol.

Ata gjithashtu do të duhet të merren me mënyrën se si të kompensojnë efektet e uljeve të reja të taksave tek borxhi në rritje i vendit prej 36 trilionë dollarësh.

Në një shenjë të mundshme të zhvillimeve që do të vijojnë, zotit Trump iu desh të ndërhynte në Dhomën e Përfaqësuesve javën e kaluar, kur Kryetari Mike Johnson fillimisht nuk pati votat e nevojshme për rizgjedhjen në postin e tij të lartë. Pas gati dy orësh negociatash, një telefonatë nga Presidenti i zgjedhur Trump ndihmoi që dy kundërshtarë republikanë të linjës së ashpër, të ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe të mbështesin zotin Johnson.

“Asgjë nga këto nuk ndodh pa udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë. Diferenca është thjesht shumë e vogël“, u tha gazetarëve senatori republikan Thom Tillis. “Presidenti Trump merr statusin e kapitenit për zgjidhjen e votimit për kryetarin. Dhe ne do të kemi nevojë që ai ta vazhdojë këtë rol, për t’i përfunduar këto projektligje. Është e logjikshme“.

Të premten, presidenti i zgjedhur do të fillojë takime treditore me republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në rezidencën e tij Mar-a-Lago, në Florida.

“Ai duhet të dëgjojë se cilat janë përshtypjet tona për sa i përket mënyrës se si do të arrijmë atje ku të gjithë duam të shkojmë“, tha senatorja Shelley Moore Capito, që ishte organizatorja e takimit të së mërkurës.

Republikanët synojnë të mbështesin axhendën e zotit Trump duke përdorur një manovër komplekse legjislative, që do t’i lejojë ata të anashkalojnë opozitën demokrate në Senat. Shumica republikane, 53-47 në Senat, është shumë e ngushtë për të kapërcyer pragun prej 60 votash që duhen në këtë dhomë për pjesën më të madhe të ligjeve.

Në Dhomën e Përfaqësuesve, një shumicë prej 219 vendesh pritet të zvogëlohet në 217-215 pasi Presidenti i zgjedhur Trump të marrë detyrën në më pak se dy javë. Dy ligjvënës republikanë janë të gatshëm të largohen nga Kongresi dhe t’i bashkohen administratës së tij.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Artikulli tjetër Shkupi me rritje rekord të çmimeve të banesave

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.