Në vitet e fundit ka rritje drastike të çmimeve të banesave, por pavarësisht kësaj, interesimi për blerje është i vazhdueshëm dhe nuk ka aspak rënie.
Agjencitë e patundshmërive thonë se në disa pjesë të Shkupit, varësisht nga lokacioni, në dy vitet e fundit është shënuar rritje e vlerës deri në 30 përqind. Ata thonë se edhe në vazhdimësi nuk pritet të ketë rënie të çmimeve për metër katrorë. Konsulentja, Frosina Ushlinovska, thotë se aktualisht çmimet më të ulëta të banesave janë në Çento, Maxhari dhe Autokomandë, ndërsa më të larta në Karposh, Aerodrom dhe Qendër.
“Jep një mundësi me të cilën mund të ketë një lloj pritshmëri të të ardhurave të qytetarëve dhe kjo është një mënyrë që i sjell qytetarë edhe të vendeve të tjera të vijnë në Shkup dhe ta bëjnë kërkesën e banesave më atraktive. Kjo është një gjë që shihet është e qartë, nga ky aspekt, kur fillojnë njerëzit të kërkojnë këtë mundësi, atëherë edhe kërkesa për banesa rritet në këtë vend”, tha Abil Baush, ekonomist.
Edhe të dhënat e fundit të bankës popullore në Maqedoni tregojnë rritje të çmimeve të patundshmërive në vend edhe atë për 10 përqind.
Marrë nga Alsat.mk