KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për shkak të Izraelit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për shkak të Izraelit
BotaOpinionPolitike

Sanksione ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale për shkak të Izraelit

Përditësimi i fundit: 10 Janar, 2025 9:17 am
147 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA e ka kaluar të enjten një projektligjin për vendosjen e sanksioneve ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), në shenjë proteste ndaj fletarrestimeve që ajo ka lëshuar kundër kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ish-ministrit izraelit të Mbrojtjes, në lidhje me luftën e Izraelit në Rripin e Gazës.

Projektligji, i cili kaloi me 243 vota për dhe 140 kundër, mundëson sanksionimin e çdo të huaji që heton, arreston, ndalon ose ndjek penalisht qytetarë amerikanë ose qytetarë të një vendi aleat, përfshirë Izraelin, të cilët nuk janë anëtarë të gjykatës.

Dyzet e pesë demokratë iu bashkuan 198 republikanëve për ta mbështetur projektligjin. Asnjë republikan nuk votoi kundër tij.

“Amerika po miraton këtë ligj sepse një gjykatë e rreme po kërkon të arrestojë kryeministrin e aleatit tonë të madh, Izraelit”, tha përfaqësuesi Brian Mast, kryetar republikan i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, gjatë një fjalimi në Dhomë para votimit.

Votimi në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili është ndër të parët prej se përbërja e re e Kongresit e nisi punën javën e kaluar, theksoi mbështetjen e fortë të republikanëve, aleatët e presidentit të zgjedhur Donald Trump, për Qeverinë e Izraelit, tani që ata kontrollojnë të dyja dhomat e Kongresit.

Trump pritet të bëjë betimin më 20 janar për një mandat të dytë si president.

Kryetari i sapoemëruar i shumicës republikane në Senat, John Thune, është zotuar se Senati do ta shqyrtojë shpejt këtë projektligj, në mënyrë që Trumpi ta nënshkruajë atë si ligj menjëherë pas marrjes së detyrës.

Gjykata Ndërkombëtare Penale është gjykatë e përhershme e cila mund të ndjekë penalisht individë për krime lufte, krime kundër njerëzimit, gjenocid dhe krimin e agresionit në shtetet anëtare ose nga shtetasit e tyre.

Gjykata ka deklaruar se vendimi i saj për të lëshuar fletarrestime kundër zyrtarëve izraelitë ishte në përputhje me qasjen e saj në të gjitha rastet, bazuar në një vlerësim nga prokurori që kishte prova të mjaftueshme për të bërë këtë dhe bazuar në mendimin se kërkimi i fletarrestimeve menjëherë mund t’i parandalojë krimet e vazhdueshme.

Republikanët në Kongres e kanë denoncuar GJNP-në që kur ajo lëshoi fletarrestimet për Netanyahun dhe ish-shefin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar ata për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit 15-mujor në Gazë.

Izraeli i ka mohuar akuzat. Dhoma e drejtuar nga republikanët e miratoi projektligjin për të kërkuar sanksione ndaj GJNP-së në qershor, por ai nuk u shqyrtua kurrë në Senat, i cili në atë kohë ishte nën kontrollin e shumicës demokrate.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Deklarata për bashkimin e Maqedonisë së Veriut, me Bullgarinë, Shkupi notë ‘proteste’
Artikulli tjetër Panik për Armando Brojën! Sulmuesit shqiptar i vendosin maskë oksigjeni

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.