KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Unaza e Madhe e Tiranës u hap, por trafiku mbeti
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Unaza e Madhe e Tiranës u hap, por trafiku mbeti
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Unaza e Madhe e Tiranës u hap, por trafiku mbeti

Përditësimi i fundit: 10 Janar, 2025 1:33 pm
174 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Erisa Kryeziu

Më 30 dhjetor pjesa veriore e Unazës së Madhe të Tiranës u hap për qarkullim duke plotësuar rreth 29 kilometra të të gjithë perimetrit të saj.

“Ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre, duke pasur parasysh që kemi pasur një zonë të banuar informale dhe na është dashur të punojmë dhe spostojmë mbi 654 ndërtesa”, u shpreh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pasditen e 30 dhjetorit.

Mirëpo, edhe pse u tha se fundi i dhjetorit do të mbyllte punimet, hyrje-daljet për lidhjet me Kinostrudion, Babrrunë, Paskuqanin dhe Laprakë mbeten të papërfunduara, duke nxitur kësisoj fluks trafiku, veçanërisht në nënkalimin e Paskuqanit.

Hapja e Unazës së Madhe të Tiranës nuk ka zgjidhur ende trafikun në zona të njohura në kryeqytet për këtë problematikë, siç është Astiri.

Ministrja Balluku, ia ka faturuar këtë gjë shtimit të numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet.

“Po të shikoni dhe të dhënat e DPSHTR-së, numri i automjeteve është rritur ndjeshëm. Nga ana tjetër ka një përdorim të automjeteve me qira, i cili shkon në 10-15% të flotës së përgjithshme që ka vendi”, deklaroi Balluku.

Edhe pse Unaza përshkon qytetin rreth e qark në një cikël të mbyllur, sipas Ballukut në shfryrjen e trafikut do të ndihmojnë vepra të tjera infrastrukturore jashtë kryeqytetit.

“Bypass-i i Elbasanit mbetet një nga sfidat më të mëdha për t’u zgjidhur, duke qenë se Unaza do t’i japë frymëmarrje Tiranës dhe duhen parashikuar tashmë edhe hyrje-daljet duke qenë se gjithë fluksi i trafikut nuk do të ketë të bëjë vetëm me lëvizjen rreth unazës, por çështja është edhe hyrje-daljet në qytet”, u shpreh Balluku.

Por ende pa i dhënë mundësi për t’u sprovuar si vepër e plotë Unaza e Madhe, qeveria ka hedhur në diskutim për konsultim publik një plan kombëtar ku parashikohet që përgjatë vitit 2025 të kufizohet përdorimi i automjeteve në disa ditë të javës.

Drafti thotë se “përdorimi i tyre do të bëhet sipas targës së makinës”.

Më shumë se një dekadë punime për Unazën e Madhe të Tiranës

Punimet për Unazën e Madhe të Tiranës kanë nisur prej vitit 2011, ndërsa inspektimet e para të punimeve u kryen në 2013 nga Sokol Olldashi, asokohe Ministri i Punëve Publike.

I nisur si një projekt ide para viteve ’90, zbatimi i tij vijoi në vitin 2009 me riplanifikimin për zonën e ashtuquajtur “Astiri” e më tej segmentit nga Kopshti Zoologjik që devijoi drejt Lundrës – falë lobimit të qendrës tregtare TEG.

Me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste, projekti u rishikua, pasi sipas tyre “nuk ishin marrë në konsideratë efektet që shkakton ndërtimi i tij në terren”. Me këtë prirje ata vijuan segmentin nga Kopshti Zoologjik te “Pallati me Shigjeta” në zonën e Selitës.

Në vitin 2014, Ministri i Infrastrukturës Edmond Haxhinasto u shpreh se ”mund të ketë impakt negativ për sa i takon aktivitetit ekonomik dhe social” dhe se kostoja ishte “shumë e lartë, mbi 10 milionë dollarë“.

Në vitet 2017-2018 protesta të ndryshme nga banorë që prekeshin prej Unazës trazuan opinionin publik. Fillimisht përplasje me autoritetet pati në zonën e Shkozës ku familje që ishin në proces legalizimi kundërshtonin praktikën e përjashtimit nga dëmshpërblimi.

Në zonën e Astirit përplasjet ishin dhe më të forta pasi qeveria iu rikthye një segmenti që ishte ndërtuar më parë duke e rikonceptuar me zgjerim të gjurmës dhe hyrje-dalje të reja.

Në këtë periudhë u zbulua se një kompani fantazmë e njohur si “DH Albania” kishte fituar një prej tenderave të ndërtimit – pjesa te Sheshi Shqiponja deri në Astir me vlerë 18 milionë euro. Ky skandal bëri që projekti të ndryshohej. Projekti i parë parashikonte mbikalim, ndërsa projekti i dytë e ktheu rrethrrotullimin në një kryqëzim me nënkalime.

Në shtator të vitit 2021, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se Unaza e Madhe do të përfundon brenda 24 muajsh, pra në gusht të vitit 2023.

Mirëpo, edhe pse e premtuar si vepër që mbyllej në gusht, sërish punimet në terren nuk arritën afatet.

Në vitin 2023, Ervis Berberi, asokohe Drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar tha se Unaza do të përfundonte në vitin 2024. Por Berberi dhe dy vartës të tij u detyruan të dorëhiqeshin pa e arritur këtë objektiv. Ata u akuzuan për korrupsion dhe pastrim parashë.

 

Marrë nga Citizens.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Arben Rakipi shkel ligjin te Shkolla e Magjistraturës
Artikulli tjetër Kurum vë poshtë gjithë shtetin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.