KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Biden bisedon me Netanjahun, Sullivan: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Biden bisedon me Netanjahun, Sullivan: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën
BotaKomentZhvillim

Biden bisedon me Netanjahun, Sullivan: Shumë pranë një marrëveshjeje mbi Gazën

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 9:44 am
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Joe Biden bisedoi të dielën me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha një burim në dijeni të kësaj çështje, ndërsa zyrtarët amerikanë po përshpjetojnë përpjekjet për të arritur një marrëveshje për lirimin e 98 pengjeve si dhe për armëpushim në Gazë, përpara se zoti Biden të largohet nga detyra, më 20 janar.

Në një deklaratë të zyrës së kryeministrit izraelit thuhej se zoti Netanyahu e informoi zotin Biden mbi progresin në bisedime, si dhe mandatin që i ka dhënë një delegacioni të nivelit të lartë që ndodhet në Doha të Katarit, me qëllim për të avancuar në arritjen e marrëveshjes.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit Biden, Jake Sullivan tha për rrjetin televiziv CNN më herët të dielën se palët ishin “shumë, shumë pranë” arritjes së një marrëveshjeje.

Ai tha se zoti Biden po informohej në mënyrë të vazhduar mbi bisedimet në Doha, ku sipas zyrtarëve izraelitë dhe palestinezë, që nga e enjtja se është bërë njëfarë përparimi në bisedimet indirekte mes Izraelit dhe grupit militant Hamas.

“Ne jemi ende të vendosur të përdorim çdo ditë që kemi në detyrë për arritjen e një marrëveshjeje dhe nuk do ta lëmë mënjanë këtë çështje në asnjë mënyrë“, tha zoti Sullivan.

Ai shtoi se ka ende një shans për të arritur një marrëveshje përpara se zoti Biden të largohet nga detyra, por sipas tij ekzistonte gjithashtu mundësia që “Hamasi, në veçanti, të mos pajtohej me kushtet e marrëveshjes”.

Izraeli filloi sulmin e tij në Gazë pasi luftëtarët e Hamasit sulmuan shtetin hebre në tetor të vitit 2023, duke vrarë 1200 persona dhe marrë më shumë se 250 të tjerë.

Që atëherë, më shumë se 46,000 njerëz janë vrarë në Gazë, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, që kontrollohet nga Hamasi.

Nënpresidenti i zgjedhur JD Vance tha për rrjetin televiziv ‘Fox News” se ai pret që një marrëveshje për lirimin e pengjeve amerikane që ndodhen në Lindjen e Mesme, të shpallet në ditët e fundit të administratës Biden, deri 2 ditë përpara.

Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka mbështetur fuqishëm objektivin e zoti Netanjahu për të shkatërruar Hamasin. Ai ka premtuar se do të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, por nuk ka dhënë detaje se si do ta arrinte këtë qëllim.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gjykata: Katërshja e UÇK-së kishte objektiv Pavarësinë e Kosovës

Hagë/ Kryegjyqtar: Po gjykojmë individët dhe jo pastërtinë e luftës së UÇK-së

Zv.presidenti i Parlamentit Europian mbështet protestat në Tiranë

Skandali i armëve/ Kompania: Përgjimi i paautorizuar, por Ron Yeffet nuk na përfaqëson

​Argjentina cakton ndeshjen e lamtumirës për Messi-n

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Studentët serbë kundër qeverisë, protestojnë në rrugët e Beogradit
Artikulli tjetër Kanadaja gati t’i përgjigjet SHBA-së për tarifën 25%

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sindikata e punonjësve të transportit protestë para Bashkisë së Tiranës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
Bie akuza për krime kundër njerëzimit ndaj katërshes së UÇK-së
Aktuale Fokus Kryesore Rajoni Sociale 16 Shtator, 2026
KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 16 Shtator, 2026
“Call Center-at” çuan në rrëzimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës
Analize Bota Fokus Korrupsion Opinion Zhvillim 16 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.