KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet e majit, deputeti Sula thirrje qytetarëve: Mos u mashtroni nga punësimet elektorale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Zgjedhjet e majit, deputeti Sula thirrje qytetarëve: Mos u mashtroni nga punësimet elektorale
KomentPolitike

Zgjedhjet e majit, deputeti Sula thirrje qytetarëve: Mos u mashtroni nga punësimet elektorale

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 9:58 am
120 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula shprehet se qeveria ul numrin e popullsisë, por shton atë të punonjësve të administratës.

Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, demokrati thotë se ‘qeveria ka dëbuar shqiptarët nga vendi i tyre dhe ka lënë këtu aq sa mund ti kontrollojë votën përmes punësimeve’.

Ndër të tjera Sula u bën thirrje qytetarëve që të mos mashtrohen nga punësimet elektorale. “Ajo që bën kjo qeveri është përçmim i qytetarëve. Një pagë e ndanë në 2 rroga vetëm për të marrë vota.”, përfundon Sula.

Postimi i plotë:

Qeveria ul numrin e popullsisë por shton atë të punonjësve të administratës.

Shqipëria duhet të jetë rasti më unik në botë ku në një kohë që numri I popullsisë bie në mënyrë drastike, rritet numri I të punësuarve në shtet.

Që nga viti 2013, kur në qeveri erdhi mazhoranca aktuale, Shqipërinë sipas statistikave të Eurostat e të tjerave e kanë lënë mbi 1 milionë shqiptarë për të siguruar një jetesë më të mirë në BE apo Britani e SHBA. Në një kohë që vendi ynë regjistron këto shifra të zbrazjes së Shqipërisë, administrate publike, pra ata që punësohen për ti shërbyer qytetarëve të këtij vendi janë rritur në mënyrë eksponenciale.

185,696 persona paguhen nga paratë e taksapaguesit shqiptar. Ndërkohë kur na ndajnë edhe 4 muaj nga zgjedhjet, qeveria ka shpallur edhe 1200 vende të tjera të lira për tu punësuar në shtet. Nuk është disproporcioni, problem I vetëm në këtë fakt. Qeveria i merr qindëra miliona euro taksapaguesve shqiptarë për të përgatitur sisteme në mënyrë që shërbimet të merren përmes teknologjisë dhe të shmanget kontakti me qytetarin. Por pavarsisht parave që shpenzohen, administrata vetëm fryhet dhe kjo për një qëllim të thjeshtë, për të manipuluar rezultatin e zgjedhjeve.

Kjo qeveri ka dëbuar shqiptarët nga vendi I tyre dhe ka lënë këtu aq sa mund ti kontrollojë votën përmes punësimeve.

Në Bashkimin Europian punësimi në shtet zë 16% të totalit, krahasuar me 26% në vendin tonë. Gjermania ka vetëm 11% të punonjësve në shtet. Tendenca në Europë është për reduktimin e administratës publike. Në Shqipëri, prej vitit 2013 administrata është fryrë me mbi 21 mijë nëpunës, çereku i tyre drejtorë dhe nëpunës të tjerë të lartë. Reformat e ndërmarra, si ajo administrative-territoriale, ku kaluam nga sistemi i komunave në 61 bashki, sollën efektin e kundërt nga ai që pritej, duke shtuar me 50% numrin e punonjësve.

Mos u mashtroni me punësimet elektorale. Ajo që bën kjo qeveri është përçmim i qytetarëve. Një pagë e ndanë në 2 rroga vetëm për të marrë vota. Në vend që tu rrisë pagën atyre që punojnë, pagën e tyre e ndajnë në gjysmë pasi me gjysmën tjetër të atyre që punojnë paguhen patronazhistët.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Moti i keq, pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla
Artikulli tjetër Berisha kërkon debat televiziv me Ramën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.