KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: E emëruara si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve: Nuk do të lejoj politizimin e drejtësisë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > E emëruara si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve: Nuk do të lejoj politizimin e drejtësisë
AnalizeBotaOpinionPolitike

E emëruara si Prokurore e Përgjithshme e SHBA-ve: Nuk do të lejoj politizimin e drejtësisë

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 10:21 am
147 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, u përpoq të siguronte senatorët demokratë të mërkurën se Departamenti i Drejtësisë nuk do të përndjekë askënd për qëllime politike, ndërsa refuzoi të përjashtonte mundësinë e hetimit të kundërshtarëve të presidentit të ri që merr detyrën më 20 janar.

Seanca e konfirmimit, e shoqëruar në disa raste me shkëmbime, u përqendrua në shqetësimet e demokratëve se zoti Trump do të kërkonte të përdorte fuqinë ligjore të Departamentit të Drejtësisë për të ndëshkuar kundërshtarët, përfshirë prokurorët që e hetuan atë. Demokratët shtruan pyetjen nëse ajo mund të ruante pavarësinë e departamentit nga Shtëpia e Bardhë dhe të kundërshtonte presidentin nëse i kërkohej të bënte diçka jashtë etikës.

Nga ana tjetër, republikanët e mirëpritën emërimin e saj si një korrigjim kursi të Departamentit të Drejtësisë, për të cilin besojnë se ka ndjekur një axhendë liberale dhe ka zhvilluar hetime të padrejta ndaj zotit Trump të cilat rezultuan në ngritjen e dy aktakuzave.

“Çfarë do të bënit nëse prokurorët e karrierës në Departamentin e Drejtësisë do t’ju paraqisnin një çështje për të ngritur hetime penale, të bazuar në fakte dhe ligj, por Shtëpia e Bardhë ju urdhëron të hiqni dorë nga rasti?”, shtroi pyetjen Senatori Chris Coons, demokrat që përfaqëson shtetin Delauer.

“Senator, po të mendoja se diçka e tillë do të ndodhte, nuk do të isha e ulur këtu sot. Kjo nuk do të ndodhë”, tha zonja Bondi.

Pyetjet e shumta nxorën në pah atë për të cilën druhen demokratët nga emërimi i zonjës Bondi për postin e Prokurores së Përgjithshme, veçanërisht duke patur parasysh trysninë që ushtroi Presidenti Trump ndaj drejtësisë gjatë mandatit të tij të parë për të çuar përpara interesat e tij personale, përfshirë kërkesën ndaj drejtorit të atëhershëm të FBI-së që të hiqte dorë nga hetimet ndaj një aleati të tij dhe shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm pasi ky i fundit e përjashtoi veten nga hetimet ndaj fushatës së vitit 2016 të zotit Trump.

“Dua të di se ju do t’i thoni jo presidentit nëse ju kërkohet të bëni diçka që është e gabuar, e paligjshme ose antikushtetuese”, tha Senatori Dick Durbin, demokrati më i lartë i komisionit, i cili nënvizoi se zonja Bondi e kishte përfaqësuar Presidentin Trump gjatë procesit të njërit prej dy gjyqeve për shkarkimin e tij në Senat.

Ish-prokurorja e përgjithshme e Floridës, Pam Bondi, theksoi vazhdimisht se ajo nuk do ta politizonte Departamentin e Drejtësisë ose të hapte hetime për arsye politike ndaj askujt. Ajo tha se do ta respektonte Kushtetutën dhe se publiku dhe jo presidenti, do të ishte klienti i saj.

Senatori republikan nga Luiziana, John Kennedy, e pyeti zonjën Bondi nëse do të hapte hetime për dikë në bazë të emrit që ka dhe pastaj të kërkonte të gjente krimin. “Sigurisht që jo. Shpresoj që asnjë prokuror i përgjithshëm nga tani e tutje nuk do ta bëjë kurrë këtë”, u përgjigj zonja Bondi. Por këto siguri nuk i zbutën shqetësimet e demokratëve për besnikërinë e saj ndaj zotit Trump.

Zonja Bondi mbështeti pretendimet e republikanit Trump se hetimet ndaj tij përbënin persekutim politik, duke thënë se, “Departamenti i Drejtësisë ishte politizuar për vite me radhë dhe se kjo duhet të ndalojë”.

“Ata vunë në shënjestër Donald Trumpin. Në fakt kjo filloi në vitin 2016 kundër fushatës së tij. Ata kanë nisur hetime të panumërta kundër tij. Nëse bëhem prokurore e përgjithshme, unë nuk do ta politizoj këtë zyrë”, tha zonja Bondi.

Prokurori i Përgjithshëm, Merrick Garland, i ka hedhur poshtë pretendimet se hetimet ndaj zotit Trump ishin të motivuara politikisht.

Republikanët shprehën mbështetje të fuqishme për zonjën Bondi dhe planet e axhendës së saj, për të cilën tha se përfshin mbrojtjen e të drejtave për armëmbajtjen, lirinë e fjalës, kufirin dhe luftën kundër krimit të dhunshëm dhe terrorizmit. Siç duket ajo do të marrë konfirmimin e Senatit ku republikanët kanë shumicën.

“Nëse konfirmohem, do të punoj për të rivendosur besimin dhe integritetin e Departamentit të Drejtësisë dhe secilin prej komponentëve përbërës. Nën drejtimin tim, partishmëria dhe politizimi do të zhduket. Amerika do të ketë një shkallë drejtësie për të gjithë”, tha zonja Bondi.

Ndërsa demokratët shprehën shqetësimin se zoti Trump do ta politizonte Departamentin e Drejtësisë, senatorët republikanë këmbëngulën se kjo kishte ndodhur gjatë katër viteve të fundit dhe se përzgjedhja e zonjës Bondi përbënte një mundësi për ndryshim.

Kryetari i komisionit, republikani Chuck Grassley, përmendi vite ankesash kundër Departamentit të Drejtësisë, përfshirë hetimet ndaj zotit Trump për gjoja lidhje me Rusinë dhe së fundmi, memorandumin e kryeprokurorit Garland për të vënë në objektiv kërcënimet nga prindërit gjatë mbledhjeve nëpër shkolla.

“Zonja Bondi, nëse konfirmohesh, veprimet që ndërmerrni për ta ndryshuar kursin e departamentit duhet të jenë për llogaridhënien, në mënyrë që ato që citova më parë të mos ndodhin më kurrë”, tha Senatori Chuck Grassley.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Cila është pjesa më sfiduese e marrëveshjes së Gazës?
Artikulli tjetër Lista e të ftuarve në inaugurimin e Trump si president

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.