KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Izraeli nuk aprovon marrëveshjen, derisa Hamasi të heqë dorë nga kërkesat e reja
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Izraeli nuk aprovon marrëveshjen, derisa Hamasi të heqë dorë nga kërkesat e reja
AktualeBotaPolitike

Izraeli nuk aprovon marrëveshjen, derisa Hamasi të heqë dorë nga kërkesat e reja

Përditësimi i fundit: 16 Janar, 2025 12:44 pm
146 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Një krizë e momentit të fundit po vonon miratimin e marrëveshjes së shumëpritur për ndalimin e luftimeve në Rripin e Gazës e lirimin e dhjetëra pengjeve.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi se kabineti nuk do të takohet për të aprovuar ujdinë derisa Hamasi të tërhiqet nga kërkesat e reja.

Netanyahu e akuzoi grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE se po shkel pjesë të marrëveshjes në përpjekje për të fituar më shumë koncesione.

“Hamasi refuzon disa pjesë të marrëveshjes së arritur me ndërmjetësuesit ndërkombëtarë dhe Izraelin në një përpjekje të qartë për të siguruar sa më shumë lëshime të minutës së fundit. Kabineti izraelit nuk do të mblidhet derisa ndërmjetësit të njoftojnë Izraelin se Hamasi ka pranuar të gjitha elementet e marrëveshjes në tërësi”, thotë Netanyahu.

Një zyrtar i lartë i Hamasit, Izzat al-Rashq -insistoi se grupi militant është “i përkushtuar ndaj marrëveshjes për armëpushim, vulosja e së cilës u konfirmua edhe nga vetë presidenti amerikan Joe Biden.

Shumë palestinezë e të afërm të pengjeve izraelite kishin shpërthyer në festime pas lajmit të shumëpritur të armëpushimit që fillimisht parashikohej të zgjaste 6 javë. Luftimet ne terren megjithatë vazhduan, e orët që pasuan shpalljen e marrëveshjes sollën një bilanc dramatik viktimash, me 73 palestinezë të vrarë, mes tyre 20 fëmijë e 25 gra.

Megjithatë gëzimin dhe shpresën që ai ka ngjallur megjithatë, ekspertët pohuan se një pushimzjarri i qëndrueshëm dhe rindërtimi i Rripit të Gazës mbeten sfida të mëdha, e këtu hijet e dyshimit i shton akoma edhe më shumë një postim i editorialistit të Haaretz, Alon Pinkas, sipas të cilit, kryeministri Benjamin Netanyahu u ka pëshpëritur aleatëve të tij, duke u thënë: Mos u shqetësoni, për çdo rast pushimzjarri nuk do të mbajë.

Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit parashikon pas lirimit fillimisht të të gjitha grave, të miturve deri në moshën 19 vjeç dhe burrave mbi 50 vjeç, të cilët mbahen peng nga Hamasi, të vazhdojnë negociatat për fazën e dytë të armëpushimit.

Këto negociata planifikohet të fillojnë në ditën e 16-të të fazës së parë dhe pritet të pasohen nga lirimi i të gjithë pengjeve të mbetur, përfshirë edhe ushtarët izraelitë.

Gjithashtu pritet të arrihet marrëveshje për një armëpushim të përhershëm dhe për tërheqjen e plotë të ushtrisë izraelite nga Rripi i Gazës.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Armando Broja kthehet në Chelsea, mungon 10-12 javë nga lëndimi
Artikulli tjetër Çahet diga e hidrocentralit në Himarë, emergjencat civile po evakuojnë personat e rrezikuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.