Një banjë ultra-luksoze është zbuluar si pjesë e një gërmimi të madh në qytetin e lashtë romak të Pompeit. Ky është një zbulim që ndodh një herë në shekull. Arkeologët zbuluan banjën private ultraluksoze – ndoshta më e madhja e gjetur ndonjëherë atje – me hapësira të stilit të hamamit, vepra arti të shkëlqyera dhe një pishinë të madhe.
Banja është pjesë e një rezidence luksoze që u zbulua në dy vitet e fundit dhe daton deri në 2000 vjet. Gabriel Zuchtriegel, drejtor i Parkut Arkeologjik të Pompeit, i cili zbuloi banjën u shpreh se këto vende janë pjesë e fenomenit të Pompeit dhe duket sikur njerëzit të ishin larguar vetëm një minutë më parë.
Pompei gjithashtu kishte shtëpi të pasura dhe shumë qytetarë të pasur që kalonin kohën e tyre në banja dhe pishina luksoze. Qytetarët e pasur të Pompeit kishin pallate luksoze, me kolonada në oborre, mozaikë të përpunuar në dysheme dhe afreske dhe afreske mbresëlënëse.
Marrë nga Ansa.it