KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet në Gjermani, DW: Për votuesit gjermanë që jetojnë jashtë nuk pret koha
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zgjedhjet në Gjermani, DW: Për votuesit gjermanë që jetojnë jashtë nuk pret koha
AnalizeBotaOpinionPolitike

Zgjedhjet në Gjermani, DW: Për votuesit gjermanë që jetojnë jashtë nuk pret koha

Përditësimi i fundit: 17 Janar, 2025 11:27 am
119 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Tre deri në katër milionë gjermanë jetojnë jashtë vendit kanë të drejtë të marrin pjesë në votime. Për zgjedhjet e shkurtit megjithatë ka disa pengesa. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme gjermane, Christian Wagner, ka një këshillë gjermanët që jetojnë jashtë vendit. Sa më parë të regjistrohen për të siguruar që vota e tyre të pranohet dhe të numërohet në zgjedhjet e Bundestagut më 23 shkurt. Procesi i marrjes së dokumenteve zgjedhore, plotësimi i tyre dhe dërgimi në Gjermani mund të jetë i ndërlikuar dhe i kushtëzuar nga afatet kohore.

Zgjedhje të parakohshme: një sfidë logjistike
Data e zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani u përcaktua vetëm pasi kancelari Olaf Scholz humbi mocionin e votëbesimit më 16 dhjetor, dhe presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau parlamentin. Ai paralajmëroi se, për shkak të afateve të shkurtra, disa gjermanë jashtë vendit mund të mos marrin dokumentet e nevojshme në kohë. Normalisht, përgatitjet zgjedhore jashtë vendit fillojnë disa muaj më parë, por këtë herë ka vetëm disa javë kohë, tha Wagner, në konferencën e shtypit të mërkurën, 15 01.2025, në Berlin.

Votim në ambasada?

Gjermanët që jetojnë jashtë vendit duhet të regjistrohen në një nga 299 zonat zgjedhore në Gjermani, pikërisht atje ku kanë jetuar për herë të fundit. Ndryshe nga disa vende, si për shembull Turqia, Gjermania nuk e ofron mundësinë e votimit në konsullata. Gjermanët e diasporës mund të votojnë vetëm përmes rrugës postare. Dokumentet mund të kërkohen nëpërmjet emailit. Për të garantuar që vota mbërrin në kohë, Wagner sugjeron përdorimin e një shërbimi postar ekspres privat ose zyrtar. Votuesit mund t’i çojnë dokumentet zgjedhore të plotësuara në ambasadë, nga ku ato dërgohen në Gjermani. Wagner nënvizoi rëndësinë e veprimit të shpejtë për të siguruar që vota të arrijë para mbylljes së qendrave të votimit më 23 shkurt.

Kush ka të drejtë vote?

Vlerësohet se tre deri në katër milionë gjermanë jashtë vendit kanë të drejtë vote. Për të qenë votues, një person duhet të ketë jetuar të paktën tre muaj pa ndërprerje në Gjermani pas moshës 14 vjeç dhe të mos ketë kaluar më shumë se 25 vjet nga ajo periudhë. Gjermanët që nuk kanë jetuar kurrë në Gjermani kanë të drejtë vote, vetëm nëse vërtetojnë që se kanë “njohuri të drejtpërdrejta dhe të afërta me rrethanat politike në Gjermani dhe janë të prekur prej tyre”. Kjo vlen, për shembull, për gjermanët që kanë të ardhura të rregullta nga Gjermania, ose marrin pjesë aktive në jetën shoqërore gjermane. Në zgjedhjet e Bundestagut të vitit 2021, vetëm 130 000 gjermanë të diasporës ushtruan të drejtën e votës. Prej tyre, shumica ishin në vendet e BE-së dhe Evropës, ndërsa numri i votuesve nga kontinentet e tjera ishte shumë më i vogël.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Elena Sadiku shkruan historinë, shqiptarja e pare finaliste për Topin e Artë

Nga ushqimet te karburantet, çmimet ‘kapërcejnë’ kufijtë në muajin gusht

‘Kurier’: Nuk ndalen protestat, prej 100 ditësh shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Gjysma e nxënësve shqiptarë nuk arrijnë nivelin bazë të aftësive

Shqipëria humb 4% të nxënësve të fillores në një vit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Viti 2024 shënoi rënien më të madhe të migrantëve të parregullt në Ballkan
Artikulli tjetër Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Tropojë/ Po punonin për vendosjen e ndriçimit në trotuar, katër punonjësit i zë korrenti, një i vdekur
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
GJKKO u ndaloi telefonat brenda në sallë, Dhoma e Avokatisë: Do bojkotojmë seancat
Aktuale Fokus HI-Tech Koment Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
Drejtësia pa paga/ Prokurorët shqyrtojnë padinë civile, në diskutim edhe kallëzimi penal
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 8 Shtator, 2026
16 të shtuna protestash në Milano, shqiptarët e Lombardisë vijojnë rezistencën
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 8 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.