Zjarri qe ra ne kompleksin e banimit “Kika 2” te lagjja e “Komunës së Parisit”, është shuar.
Flakët nisën në një apartament banimi, duke shkaktuar panik. Banorët e kompleksit u evakuuan, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar por vetëm për dëme të konsiderueshme materiale.
Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë te paketa elektrike e pallatit duke bërë që në pak minuta flakët dhe tymi të përfshijnë apartamentin.
Marrë nga Balkanweb.com