KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kreditimi i biznesit të vogël dhe të mesëm, Shqipëria e fundit në rajon
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Kreditimi i biznesit të vogël dhe të mesëm, Shqipëria e fundit në rajon
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Kreditimi i biznesit të vogël dhe të mesëm, Shqipëria e fundit në rajon

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2025 9:24 am
219 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kreditimi i biznesit të mesëm dhe të vogël në Shqipëri është në nivelet më të ulëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat krahasuese të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) tregojnë se në fund të vitit 2023 kredia për këtë segment të biznesit në Shqipëri përbënte më pak se 8.4% të PBB-së.

Vendi me nivelin më të lartë të kreditimit të SME-ve në rajon, Kosova, e ka këtë raport pothuajse katër herë më të lartë, në 30.7% të PBB-së. E ndjekin Bosnje-Hercegovina, me 20%, Maqedonia e Veriut, me 14.4% dhe Serbia 11.9% (statistikat e FMN-së nuk janë të disponueshme për Malin e Zi.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, portofoli i kredisë i bizneseve të vogla dhe mikro në fund të nëntorit 2024 kishte vlerën e rreth 86 miliardë lekëve.

Së fundmi, Banka e Shqipërisë në komunikimin me bankat ka kërkuar një vëmendje më të për kreditimin e SME-ve. Për këtë qëllim, Këshilli Mbikëqyrës miratoi javën e kaluar programin e financimit të biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm (PFBVM).

Ky program synon të krijojë dhe të formatojë një instrument financimi për bankat tregtare i cili mund të përdoret prej tyre në mbështetje të përmirësimit të aksesit në kredi për bizneset mikro, të vogla dhe të mesme (BVM) që operojnë në Shqipëri.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ky program, i konceptuar brenda kornizës ligjore që rregullon aktivitetin e Bankës së Shqipërisë dhe parimeve të ekonomisë së tregut, synon përmirësimin e kushteve të financimit të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme. Programi do të zbatohet nëpërmjet bankave tregtare që zhvillojnë veprimtari në Shqipëri dhe janë të licencuara, rregulluara dhe mbikëqyrura nga Banka e Shqipërisë.

Në vija të përgjithshme, ky program parashikon krijimin e një instrumenti afatgjatë kreditimi për bankat, të cilat kanë akses në operacionet monetare të Bankës së Shqipërisë, me kosto më të ulët se norma bazë e interesit, kundrejt detyrimit që ky likuiditet të përdoret ekskluzivisht për financimin e këtyre bizneseve. Kostoja e kredive të lëvruara nën këtë program duhet të jetë nën normat afatgjata aktuale të kreditimit të bizneseve të vogla dhe të mesme.

Për të mbrojtur interesat financiare të Bankës së Shqipërisë, injektimi i likuiditetit parashikohet të bëhet kundrejt një kolaterali të ngjashëm me atë të pranuar në operacionet standarde dhe rreziku i kreditit do të mbetet te bankat tregtare.

Edhe në total, Shqipëria ngelet ende ekonomia më pak e kredituar në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Të dhënat krahasuese të FMN-së tregojnë se në fund të vitit 2023 portofoli i kredisë në Shqipëri ishte sa 30.7% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), në rënie nga niveli prej 32.4% i vitit 2022.

Megjithëse kredia në vlerë absolute ka vazhduar të rritet në vitet e fundit, ajo nuk ka mbajtur dot ritmet e rimëkëmbjes së shpejtë ekonomike në periudhën pas pandemisë. Për këtë arsye, raporti i PBB-së ka pësuar rënie për të dytin vit radhazi në 2023.

Ekonomia me kreditimin më të lartë në rajon është Maqedonia e Veriut, me një portofol sa 52.4% e PBB-së, e ndjekur nga Kosova, me 50.7%, Bosnje-Hercegovina, me 45.3%, Mali i Zi, me 43.8% dhe Serbia, me 38.6% e PBB-së.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Hotelet me 4 dhe 5 yje, të përjashtohen nga tatimi
Artikulli tjetër Presidenti Trump emëron ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.