KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Sterilizimi”, kalon për gjykim dosja ndaj Ilir Beqajt dhe të pandehurve të tjerë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Sterilizimi”, kalon për gjykim dosja ndaj Ilir Beqajt dhe të pandehurve të tjerë
AktualeFokusKomentSociale

“Sterilizimi”, kalon për gjykim dosja ndaj Ilir Beqajt dhe të pandehurve të tjerë

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2025 12:35 pm
126 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të Ilir Beqajt dhe të pandehurve të tjerë. Ata akuzohen për veprën penale “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal”.

Në sallë, Beqaj ka kërkuar që të gjykohet me procedurën e gjykimit të zakonshëm, pasi kërkon të provojë pafajësinë.

Ndërsa të pandehurit e tjerë, i qëndrojnë gjykimit të shkurtuar.

Gjatë seancës, Beqaj nuk ka kursyer akuzat ndaj trupës gjykuese, teksa  e ka cilësuar procesin politik dhe akuzën ndaj tij një farsë të sajuar pasi u rrëzuan dy pretendimet e Prokurorisë për shpërdori detyre dhe korrupsion.

Deklarata e Beqajt brenda seancës

Së pari, ju si gjyqtare e seancës paraprake e keni dëmtuar procesin e rregullt ligjor dhe të drejtat e mia procedurale në mënyrë të qëllimshme dhe të parekuperueshme. Unë dhe avokati im e kemi të pamundur që të mbrohemi efektivisht në mungesë të qëllimshme dhe të ripërsëritur të një vendimi të ndërmjetëm të arsyetuar për akuza të reja të bazuara në fakte të reja të pambështetura në asnjë provë. Ftesa juaj për t’u mbrojtur ndaj këtyre akuzave është fiktive dhe ka për qëllim që të mashtrojë procesin e rregullt ligjor a thua sikur ne na janë respektuar të drejtat tona procedurale dhe ne kemi qenë të qartë për akuzën. Por kjo nuk është e vërtetë. Ne nuk jemi të informuar qëllimisht nga ana juaj dhe madje as organi i akuzës nuk e ka kuptuar qartë vendimmarrjen tuaj. Jo vetëm unë, por as z. Klodian Rjepaj dhe z. Ilir Rrapaj, nuk mund të mbrohemi për akuza të pasqaruara, të pashkruara dhe që nuk do të shkruhen ndonjëherë, por do të thuhen edhe në themel me gojë, të pambështetura në ndonjë fakt në akuzë dhe të pambështetura në ndonjë provë konkrete.

Së dyti, ju keni qenë e ndikuar në këtë proces dhe vendimmarrja juaj e vërteton këtë. Ndikimi është dukshëm politik, konformist, personal dhe shoqëror. Vendimmarrjen tuaj e ka duartrokitur si z. Sali Berisha ashtu dhe znj. Albana Vokshi, sepse ju keni mbështetur akuzat e tyre politike. Ndërkohë, vendimmarrja juaj i shkon për shtat edhe vendimmarrjes së mëparshme të paligjshme të Gjyqtarit Erion Bani, paçka se çdo gjë tani është parashkruar. Ç’rëndësi ka nëse unë kam vjedhur apo jo. Në të vërtetë e rëndësishme është që PD të ketë tani gojë të pretendojë që unë jam hajdut sepse deri më tani dhe shpërdorimi i detyrës nuk arrinte të mbante dot veten në këmbë.

Së treti, ju nuk i keni shërbyer aspak zbardhjes së plotë të së vërtetës, por keni dashur që të vërtetoni vetëm të vërtetën e paracaktuar nga ana juaj. Ju, ashtu si dhe organi i akuzës, vazhdoni ta ndani dhe copëtoni në mënyrë të pashpjegueshme fazën e lidhjes dhe zbatimit të kontratës si dy çështje të ndara, kur në thelb, po të lexoni akuzën, është më shumë se gjysma zbatim kontrate. Për ju nuk ka pikë rëndësie vërtetimi siç duhet, me apo pa ekspertizë, e dëmit, e ndonjë shifre, e numrit të operacioneve 50 apo 63 mijë, e burimit të shtimit të kostove (FSDKSH), e burimit të pagesave jashtë përcaktimeve kontraktore për energjinë dhe ujin (FSDKSH), e përfitimit të pallogaritshëm të këtij koncesioni në kursim, në përfitim financiar dhe shëndetësor (në jetë).

Së katërti, ju qartësisht shtruat rrugën për një ndarje artificiale të çështjes. Që ne të tre të qëndrojmë në Gjykatën e Posacme ndërsa të tjerët të shkojnë në Gjykatën e Zakonshme. Prandaj, vërtetohen apo jo akuzat për vjedhje dhe grup të strukturuar kriminal, pak rëndësi ka për ju. E rëndësishme është që çështjet të ndahen.

Së pesti, ju nuk keni asnjë ngurrim që ashtu si dhe gjyqtari Erjon Bani, të përfitoni sa të mundni personalisht dhe mediatikisht nga kjo çështje dhe nga emri im. Në popull ju doni të dilni si gjyqtarja që dhatë drejtësi. Që orientuat hetimet në shinat e duhura. Që zbuluat atë që prokurorët e fshehën. Në fakt, është e kundërta. Ju i prishet të gjitha. Me hetime, me proces e me akuza në mënyrë të paligjshme. Për të gjitha sa më sipër, unë nuk mbrohem dot, por vetëm mund të denoncoj.

 

Marrë nga Vizionplus.tv

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kanabisi mjekësor, Qeveria miraton zonat dhe kushtet e parcelave për kultivim
Artikulli tjetër Ndotja e ajrit në Ballkan kërcënon shëndetin publik dhe anëtarësimin në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.