KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Grevë e përgjithshme në Serbi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Grevë e përgjithshme në Serbi
AktualeAnalizeRajoniSociale

Grevë e përgjithshme në Serbi

Përditësimi i fundit: 24 Janar, 2025 10:04 am
139 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

“Grevë e përgjithshme” është slogani që dëgjohet gjithnjë e më shpesh në protestat e studentëve në Serbi, që tash e dy muaj bllokojnë fakultetet në të gjithë vendin. Mijëra njerëz e thirrën atë më 20 janar, gjatë një tubimi të përbashkët të punonjësve të arsimit dhe studentëve në qendër të Beogradit.

Më 22 janar, akademikët u bënë thirrje zyrtare qytetarëve që të përfshihen në “një mosbindje të përgjithshme civile” më 24 janar, që nënkupton ndërprerje të plotë të punës dhe mospjesëmarrje në transaksionet e tregut gjatë gjithë ditës.

Stafi i disa shkollave në Serbi ka hyrë në grevë që nga 20 janari, duke kërkuar kushte më të mira pune, si dhe plotësimin e kërkesave të studentëve, të cilët, përmes bllokadave, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e një strehe në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.
Juristët thonë se ligji ekzistues për grevë në Serbi, është i pasaktë në përcaktimin e grevës së përgjithshme dhe nuk është në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Ligji për grevën është miratuar në vitin 1996, në kohën e Republikës Federale të Jugosllavisë. Në këtë akt thuhet se greva nënkupton “ndërprerje të punës, të organizuar nga punonjësit, me qëllim mbrojtjen e interesave të tyre profesionale dhe ekonomike”.

Sipas këtij ligji, greva mund të organizohet në ndërmarrje ose entitet tjetër juridik, përkatësisht në divizionin e punonjësve ose te punëdhënësi, në një degë ose veprimtari të caktuar, ose si grevë e përgjithshme.

“Vendimin për hyrjen në grevë të përgjithshme e merr organi më i lartë i sindikatës. Vendimi për grevë nga punonjësit e një dege apo veprimtarie apo për grevë të përgjithshme i dorëzohet organit kompetent të shoqatës përkatëse të punëdhënësve, themeluesit, si dhe organit kompetent shtetëror”, thuhet në Ligjin për grevën në Serbi.

Këto janë të gjitha dispozitat që e përmendin grevën e përgjithshme.

“Ky ligj është pothuajse 30 vjet i vjetër dhe nuk është ndryshuar në përputhje me standardet e reja ndërkombëtare”, thotë për Radion Evropa e Lirë Mario Relanoviq, bashkëpunëtor hulumtues në Institutin për të Drejtën e Punës në Beograd.

Në teorinë e së Drejtës së Punës, ai thotë se greva e përgjithshme nënkupton ndërprerje të punës në aktivitete dhe industri të ndryshme, në sektorin publik dhe privat, me qëllim të shprehjes së pakënaqësisë me politika të caktuara, zgjidhje ligjore, praktika e të ngjashme.

“Pra, thelbi i konceptit të grevës së përgjithshme është se ajo nuk i referohet një punëdhënësi dhe një industrie, por i bën thirrje gjithë botës punëtore në vend që të ndalojë së punuari. Ligji ynë për grevën rregullon grevat ndaj punëdhënësve individualë. Kjo është e meta e tij kryesore”, thotë Relanoviq.

Në ligjin që supozohet ta rregullojë këtë fushë, fshihen edhe paqartësi të tjera.

Një prej tyre ka të bëjë me atë se kush është i autorizuar ta marrë vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme.

“Ligji thotë se vendimin për të hyrë në grevë të përgjithshme e merr organi më i lartë i sindikatës, por nuk thotë se i cilës sindikatë. A nënkupton sindikatat përfaqësuese? Çfarë ndodh nëse ka më shumë sindikata përfaqësuese? A veprojnë ato bashkërisht apo secila mund të thërrasë grevë të përgjithshme”, thotë Relanoviq.

Sipas tij, ligji është veçanërisht i paqartë kur thirrjen për grevë nuk e bën një sindikatë, por ajo vjen nga një lëvizje më e gjerë shoqërore, siç është aktualisht rasti në Serbi.

Të mërkurën, studentët në bllokadë u bënë thirrje qytetarëve serbë që t’i pezullojnë plotësisht të gjitha aktivitetet më 24 janar.

Siç thuhet në një deklaratë të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Instagram, ideja është që qytetarët të mos shkojnë në punë këtë ditë dhe punëdhënësit t’u japin punonjësve ditë pushimi, t’i anulojnë të gjitha takimet e planifikuara dhe t’i informojnë klientët për arsyet përse nuk punojnë.

Punonjësve që kanë frikë nga reagimi i punëdhënësve të tyre, studentët u sugjeruan që të marrin ditë pushimi, të hapin pushim mjekësor ose të dhurojnë gjak.

Akademikët u bënë thirrje qytetarëve që në këtë ditë t’i shmangin edhe restorantet, dyqanet dhe të gjitha vendet e tjera ku kryhen transaksione financiare.

“Mos shkoni në dyqane, tregje, qendra tregtare, kinema dhe teatër. Është e premte, por mos shkoni në festa dhe koncerte. Gjithçka duhet të ndalojë”, thuhet në postim.

Studentët në bllokadë kërkojnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rikonstruksionin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, ku u shemb streha, pastaj heqjen e kallëzimeve penale ndaj studentëve dhe qytetarëve që u arrestuan dhe u ndaluan gjatë protestave, si dhe pezullimin e procedurave penale të nisura kundër tyre.

Në mesin e kërkesave janë edhe ndjekja penale e përgjegjësve për sulme ndaj studentëve dhe pedagogëve, shkarkimi i tyre nëse konstatohet se kanë funksione publike, si dhe rritja për 20 për qind e buxhetit për arsimin e lartë.

Këtyre kërkesave iu bashkuan edhe disa punonjës arsimi, të cilët nuk pranuan ta nisnin semestrin e dytë më 20 janar.

Ata nuk e pranojnë marrëveshjen për rritjen e pagave që përfaqësuesit e katër sindikatave kanë arritur me Qeverinë serbe në fillim të këtij muaji.

Sipas Sindikatës së Pavarur të Mësimdhënësve të Serbisë, e cila nuk mori pjesë në negociata, më 20 janar, 50 për qind e shkollave anembanë Serbisë kanë qenë në grevë.

Përfaqësuesit e Qeverisë serbe, në anën tjetër, thanë se 20 për qind e shkollave kanë qenë në grevë në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë.

Në ditën e tretë, disa shkolla fillore dhe të mesme në Beograd, Novi Sad, Kragujevc, Uzhice, Çaçak dhe qytete të tjera u mbyllën plotësisht, por nuk ka të dhëna të sakta.

Në grevë të plotë më 24 janar hyn edhe Komiteti Republikan i Sindikatës së Kulturës, njoftoi kjo sindikatë të mërkurën.

“Solidariteti është baza e ekzistencës së sindikatave dhe me këtë vendim, ne shprehim solidaritetin tonë me të gjithë pjesëmarrësit në të gjitha grevat”, thuhet në njoftim.

Dhoma e Avokatëve e Serbisë hyri në grevë shtatëditore më 20 janar, në mbështetje të protestave të studentëve dhe akademikëve.

Por, Gjykata e Lartë në Beograd e anuloi këtë vendim në të njëjtën ditë, dhe Dhoma, më pas, vendosi ta pezullojë punën e saj për tri ditë.

Greva e përgjithshme si formë e luftës civile dhe sociale, është organizuar në shumë vende evropiane në të kaluarën e afërt.

Në nëntor të vitit 2024 u organizua një grevë e përgjithshme në Greqi dhe në Itali.

Anijet ndaluan në porte, transporti publik ndaloi po ashtu, ndërsa mjekët, mësuesit, punëtorët e ndërtimit dhe punëtorët e transportit marshuan drejt qyteteve, duke kërkuar paga dhe standarde më të mira jetese.

Në shtator të të njëjtit vit, më shumë se 200 sindikata dhe OJQ në Spanjë e ndërprenë punën për një ditë, duke kundërshtuar, siç thanë, “gjenocidin në Palestinën e pushtuar”.

Protesta u përhap nga Madridi në disa qytete të tjera të Spanjës.

Gjatë vitit 2023, në Francë kishte disa greva të përgjithshme, për shkak të synimit të presidentit Emmanuel Macron për të reformuar sistemin e pensioneve.

Kjo formë e mosbindjes civile nuk është e huaj as për vende si Portugalia (2011), Rumania (2023), Gjermania (2023), apo vende jashtë kontinentit evropian si Hondurasi, Algjeria (2011) dhe Tunizia (2022).

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor

Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë

Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar

Më 25 tetor ndryshon ora

Kush është “Igori i tmerrshëm” i përgjimit të Ben Ahmetajt?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ceremonia e 97-të e çmimeve Oscar, zbulohen nominimet
Artikulli tjetër 38% e shqiptarëve nuk ngrohin dot shtëpitë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Aktuale Analize Kryesore Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Kallëzohet në SPAK, Skënder Hitaj
Aktuale Fokus Kryesore Opinion Sociale 9 Shtator, 2026
Ngërçi i pagave përshkallëzon bojkotin në gjykata
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
SPAK nis verifikimet për denoncimet e Ahmetaj për trafik armësh
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.