KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Denoncimi i Tabakut: Qeveria përgatit 400 milionë euro për projekte elektorale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Denoncimi i Tabakut: Qeveria përgatit 400 milionë euro për projekte elektorale
EkonomiKorrupsionKryesoreOpinion

Denoncimi i Tabakut: Qeveria përgatit 400 milionë euro për projekte elektorale

Përditësimi i fundit: 24 Janar, 2025 11:09 am
229 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka denoncuar qeverinë se po përdor fondet publike në shërbim të fushatës elektorale.

Në një video të publikuar në rrjetet e saj sociale, Tabaku denoncon planin e qeverisë për të paguar 400 milionë euro për projekte të me karakter elektoral, në ditët e fundit të janarit, një praktikë që ajo e cilëson si në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe etikën e qeverisjes.

“400 milionë euro bëhen gati për ditët e fundit të janarit,” deklaroi Tabaku. “Paguajnë për projekte që nuk i kanë realizuar fare, që as kanë për të përfunduar ndonjëherë, por i duhen si karamele elektorale për t’i inauguruar në ditët e para të fushatës.”

Sipas deputetes së PD-së, kjo strategji e qeverisë është e mirënjohur, ku fondet publike shpesh shfrytëzohen në mënyrë të pabarabartë për të përforcuar pushtetin gjatë periudhave elektorale.

“Gjithçka është në funksion të fushatës,” theksoi ajo. “Projekte në 3D, rrugë që inaugurohen dhjetë herë, shkolla që nuk hapen, kompjuterë që nuk ekzistojnë, tunele që rrëzohen.”

Tabaku gjithashtu kritikoi qeverinë për mospërmbushjen e projekteve gjatë 11 muajve të vitit dhe për vonesat e qëllimshme, të cilat shfrytëzohen më pas për të justifikuar pagesa masive në prag të zgjedhjeve. Ajo përmendi se “ato pak projekte që kanë përfunduar janë realizuar vetëm përmes kontratave të debatueshme PPP, ndërsa buxheti i shtetit përdoret në funksion të interesave elektorale.”

Deputetja e PD-së e mbylli mesazhin e saj duke paralajmëruar për abuzimet e qeverisë dhe duke ftuar qytetarët të reagojnë ndaj praktikave të tilla, të cilat, sipas saj, dëmtojnë transparencën dhe demokracinë.

“Këto 400 milionë euro janë shembulli më i mirë i keqmenaxhimit dhe arrogancës së kësaj qeverie, që vepron gjithnjë në dëm të qytetarëve dhe në favor të pushtetit të saj,” përfundoi Tabaku.

 

Marrë nga Boldnews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Alex Soros poston foto krah Ramës
Artikulli tjetër Media amerikane: Putin e di çfarë kërkon, Trump nuk ndikon dot tek lufta në Ukrainë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.