Anija Cassiopea e marinës italiane, e cila do të përdoret për të transportuar emigrantë drejt Shqipërisë, vazhdon të jetë e stacionuar në ujërat ndërkombëtare rreth njëzet milje në jug të Lampedusa.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa raporton se pritet që më shumë emigrant të hipin në bord, përpara se të niset drejt portit të Shëngjinit
Operacioni “Albania” do të jetë i pari pas dy muajsh pauzë të transportit të emigrantëve në kampin e Gjadrit.
Kujtojmë se tetorin dhe nëntorin e kaluar, gjyqtarët nuk kishin vërtetuar ndalimin e azilkërkuesve të dërguar në objektet shqiptare.
Marrë nga Ansa.it