KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: IQOS dhe Agna shkelin ligjin për reklamimin e cigareve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > IQOS dhe Agna shkelin ligjin për reklamimin e cigareve
AnalizeEkonomiKryesoreSociale

IQOS dhe Agna shkelin ligjin për reklamimin e cigareve

Përditësimi i fundit: 25 Janar, 2025 9:07 pm
152 Shikime
Share
8 Min. Leximi
SHARE

“Duhani vret!”-këtë slogan e dinë edhe ata që kurrë në jetën e tyre nuk kanë konsumuar një cigare dhe tashmë ka fakte për këtë. Vetëm së fundmi, studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës zbuluan se një cigare e vetme të shkurton 20 minuta jetë! Por kjo duket se nuk i ka shqetësuar, ose motivuar duhanpirësit që të ndalin konsumin. Nga matja e fundit e bërë në vitin 2023, në Shqipëri mbi 42% e meshkujve dhe 7% e femrave konsumojnë produkte duhani, një normë shumë më e lartë se mesatarja globale. Ajo që e bën me alarmante situatën është fakti se mosha mesatare e nisjes së duhanit tek djemtë dhe vajzat në Shqipëri është vetëm 13 vjeç.

Pa u futur ende në gjimnaz, atëherë kur nuk konsiderohen as adoleshentë, fëmijët në Shqipëri provojnë cigaren, ose më keq format e reja të saj, të cilat bëhen gjithnjë e më shumë të padedektueshme. Edhe pse politikat për të parandaluar reklamimin dhe ndërgjegjësimin ekzistojnë, duke se në një hallkë, diku çalon.

ZËRI ka vëzhguar prej kohësh rrjetet sociale, faqet e mediave, emisionet dhe pika të ndryshme shitjeje në Tiranë; të gjitha kanë një të përbashkët. Askush nuk e respekton ligjin! Ligji i ndryshuar për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit e thotë qartë dhe pa lënë vend e hapësirë për manipulime: ndalohet reklamimi i drejtë, i tërthortë apo dhe i fshehtë për të gjitha produktet e duhanit! I njëjti ligj thotë se ndalohet edhe sponsorizimi…

A respektohet ligji?

JO!

Në shtator të vitit 2024, Parlamenti kaloi ndryshimet në ligjin për produktet e duhanit dhe nënproduktet e tij. Në këto ndryshime sqarohet se ndalohet shitja falas ose me ofertë e duhanit, cigareve, cigareve elektronike, shishave e nargjileve. Ndryshimet prekin edhe reklamimin e produkteve.

Por nga Fletorja Zyrtare deri në terren, realiteti është ndryshe.

ZËRI hulumtoi me kujdes këtë çështje.

REKLAMIMI NË RRJETE

Në faqen zyrtare të “IQOS”, oferta jo vetëm që nuk është e fshehur, përkundrazi është kategori më vete. Për të blerë një pajisje me ulje çmimi mjafton që të plotësosh një kuiz, e po ashtu të japin edhe një dhuratë! Ofertat janë bërë në uebfaqen e Iqos, në rrjetet sociale të kompanisë dhe në të gjitha pikat e “tabaccinove” ku shpërndahet pajisja.

REKLAMA NË TABACCHINO

Sigurisht që në një cep të promos është edhe këshilla e zakonshme që supozohet të parandalojë blerjet. Por vetëm në një cep, thuajse e padukshme.

Në qendër të fotos dhe gërma të mëdha dhe të zeza është oferta, ndërsa me të bardhë, një fund shkruhen këto fjalë: Ky produkt nuk është i padëmshëm dhe përmban nikotinë, e cila krijon varësi. Të përdoret vetëm nga të rritur!

Fjalia në fakt duhet të ishte kështu: Ky produkt është i dëmshëm për shëndetin dhe përmban nikotinë, lëndë që krijon varësi. E ndaluar rreptësisht që të përdoret nga persona nën 18 vjeç!

Por nuk është shkruar kështu dhe kompania vazhdon e qetë punën pa u shqetësuar as nga institucionet që duhet të merren me këto rregullime. Askush nuk ka pretendimet se duhet ndaluar shitja e duhanit (sigurisht për të rriturit), por reklamimi është i ndaluar!
Ligji thotë qartë që ndalohet sponsorizimi në median e shkruar, në programe radiofonikë apo dhe televizive. Në rast se nuk ndodh, atëherë si qëllim është reklamimi i tyre i tërthortë. Por as kjo pikë e ligjit nuk është respektuar. Siç duket nga artikujt e mëposhtëm, të publikuar edhe disa muaj pas kalimit të ligjit në Kuvend, disa media publikuan një shkrim “PR” për një festë globale për 10-vjetorin e “IQOS Together X”. Shkrimet janë ende online, edhe pse fillimisht nuk duhet të ishin publikuar.

Megjithatë kjo nuk është asgjë në krahasim me reklamimin që i bën Vasil Naçi përmes “AngaGrup” për paketat “Karelia” në një nga faqet më të ndjekura të mediave online. Ky rast në fakt është shkelja më flagrante e ligjit që kemi hasur gjatë vëzhgimit në rrjet. Jo vetëm që ka një listë të llojeve të cigareve, por ekspozohen lirisht edhe çmimet. Tabela e reklamës mund të shihet qartësisht nga kushdo, por vetëm AMA dhe Inspektoriati i Shëndetit nuk e ka vënë re.

Pika tjetër, ajo e reklamimit “të fshehur” ka të bëjë me një nga spektaklet më të ndjekur në Shqipëri, në reality show. Në këtë rast banorët, personazhë të njohur për publikun, janë ‘reklamuesit’ më të mirë për brandet e cigareve elektronike dhe “vape”.

Dhe për më tepër janë falas!

ZËRI u përpoq të kontaktonte kompanitë përkatëse për të pasqyruar edhe versionin e tyre e për t’ju dhënë përgjigje shteruese pyetjeve tona, por mesa duket, kur vjen puna tek detyrimi për të bërë transparencë, të gjithë heshtin! Heshtja pasohet edhe nga institucionet përkatëse.

“The Guardian” thotë se promovimi nga dyqanet e vapave dhe reklamat në mediat sociale janë mënyra kryesore se si të rinjtë po ekspozohen ndaj kësaj praktike relativisht të re tymosësë. Duke e parë, të rinjtë shtyhen që ta provojnë dhe sapo e bëjnë nikotina bën “të sajën”. Më shumë se 4,000 njerëz të moshës 15 deri në 30 vjeç në Australi, Kinë, Indi dhe Britani të Madhe u pyetën nga studiuesit se si e kishin nisur konsumin e cigareve elektronike dhe duhanit. 45% e të anketuarve thanë se kishin panë reklama dhe kishin vendosur që ta provonin. 31 e të gjithë të anketuarve kishin parë reklama vape në TikTok dhe Instagram, 25% kishin parë reklama në Snapchat, 24% i kishin parë ato në Facebook; (24%) dhe 1 në 5 kishte parë reklama në YouTube (22%).

Lidhja që i bëhet reklamimit dhe shtimit në konsum nuk është aspak teorike. Përkundrazi, kjo lidhje solli që më 25 janar 1979 në SHBA të ndalohet reklamimi i cigareve. Ndalimi pritej të zvogëlonte pirjen e duhanit, me supozimin se reklamat i shtynin njerëzit, veçanërisht të rinjtë, që të mos kishin aq në kontakt. Por sigurisht që nuk ka efekt që të shuajë duhanpirjen! Me rëndësi është që të respektohet ligji, më pas duhanpirja sigurisht është në dorë të individëve. Kush ka dëshirë mund ta konsumojë!

 

Marrë nga Zëri.ai

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Artikulli tjetër Putini e quan Trumpin ‘njeri të zgjuar dhe pragmatik’

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.