KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fëmijët e Ana Oxa-s betohen si shtetas shqiptarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Fëmijët e Ana Oxa-s betohen si shtetas shqiptarë
AktualeKomentKulture

Fëmijët e Ana Oxa-s betohen si shtetas shqiptarë

Përditësimi i fundit: 27 Janar, 2025 2:40 pm
250 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Dy fëmijët e këngëtares së njohur me origjinë shqiptare, Ana Oxa, kanë marrë nënshtetësinë shqiptare. Të shoqëruar nga nëna e tyre, Ana Oxa dhe kantautori Ardit Gjebrea, Qazim Belleno dhe Francesca Belleno u betuan sot para kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, si shtetasit më të rinj të Republikës.

“Jam shumë i lumtur që Ana ka këmbëngulur që dy fëmijët e saj të marrin shtetësinë shqiptare dhe më kujton atë kohë të vjeter, kur shumë prej nesh linin shtetësinë shqiptare për të marrë një shtetësi të huaj. Kohët kanë ndryshuar, ndaj sot jam shumë i lumtur që kemi dy shtetas të rinj dhe dy qytetarë të rinj të Tiranës. Shumë suksese dhe shumë urime”, theksoi Veliaj.

Pas betimit, Qazim Belleno u shpreh se është i befasuar me zhvillimin që ka pësuar Shqipëria duke gjetur një Tiranë totalisht të ndryshuar. “Unë kam qenë këtu disa vite më parë dhe kur erdha këto ditë, mbeta i befasuar për zhvillimin që ka pësuar Shqipëria. Kam gjetur një qytet totalisht të ndryshuar”, deklaroi ai.

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Ana Oxa, deklaroi se ky nderim është shumë i rëndësishëm për familjen e saj, e cila rrënjët i ka këtu. “Unë kam qenë gjithmonë shqiptare. Mjaftonte përfundimi i këtij procesi për të sjellë edhe fëmijët e mi dhe mendoj se është një moment shumë i rëndësishëm për mua, sepse përtej asaj që mund të nënkuptojë një pasaportë, ka një kuptim më të thellë. Është një nderim për jetën, historinë dhe trashëgiminë e një populli përmes babait tim”, tha ajo.
Vajza e Ana Oxës, Francesca, u shpreh se një nga gjërat që ka vlerësuar gjithmonë tek Shqipëria është mirësia e popullit shqiptar dhe lidhja e fortë me vendin. “Kam qenë në tokën e gjyshit tim. Për mua, ka qenë një përvojë që më ka mbetur në zemër, një gjë shumë e rëndësishme që e gjej gjithmonë tek çdo shqiptar që takoj: mirësia, dashuria për njerëzit, për vendin, sidomos për vlerat”, deklaroi ajo.

Këngëtarja, aktorja, dhe prezantuesja televizive në Itali, Ana Oxa ka marrë nënshtetësinë Shqiptare në vitin 2020. Ana lindi në Bari më 28 prill 1961, nga një nënë italiane dhe baba shqiptar (Qazim Hoxha).

 

Marrë nga Javanews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës

Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!

Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën

Protestat/ Mesazhet e forta të 3 Senatorëve e 6 Kongresmenëve amerikanë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vota e diasporës, rreth 40% e aplikimeve nga emigrantët janë refuzuar prej KQZ
Artikulli tjetër Maqedonasit kërkojnë krijimin e bashkive Gollobordë dhe Gorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
A po i vjen fundi?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.