Një avion mjekësor me 6 persona në bord, mes tyre edhe pacientja 12-vjeçare, është rrëzuar pranë qendrës tregtare Roosevelt në Filadelfia të premten. Sipas mediave të huaja, avioni po kryente transportin e një pacientje 12-vjeçare, e cila është në mesin e viktimave. Kompania që operoi fluturimin, Jet Rescue Air Ambulance, tha në një deklaratë se personat në bord ishin të gjithë nga Meksika.
Mësohet se 12-vjeçarja në bordin e avionit kishte marrë kujdes mjekësor në SHBA dhe po kthehej në Tijuana, në Meksikë. Gjithashtu bëhet me dije se vajza shoqërohej nga nëna e saj ndërsa pjesë e ekuipazhit ishin edhe piloti, bashkëpiloti, një mjek dhe një ndihmës mjek, deklaroi zëdhënësi.
“Ajo luftoi shumë për të mbijetuar, dhe për fat të keq, kjo tragjedi gjatë rrugës për në shtëpi”, tha Shai Gold, një zëdhënës i Jet Rescue Air Ambulance..
Marrë nga NBC