KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare, përballë një ristrukturimi madhor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare, përballë një ristrukturimi madhor
AnalizeBotaSocialeZhvillim

Programet amerikane për ndihmën ndërkombëtare, përballë një ristrukturimi madhor

Përditësimi i fundit: 5 Shkurt, 2025 9:07 am
123 Shikime
Share
10 Min. Leximi
SHARE

Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila menaxhon programet e ndihmës amerikane për vendet e huaja në vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh, ishte praktikisht e mbyllur të hënën, pasi punonjësve iu ndalua të shkonin në zyra dhe të përdornin sistemet kompjuterike të agjencisë.

Disa zyrtarë të lartë të agjencisë janë me leje të detyrueshme ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump ndërmori hapa për ta vënë agjencinë nën autoritetin e Departamentit të Shtetit.

Duke folur me gazetarët në El Salvador ku po udhëtonte, Sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se ai tashmë është ushtrues detyre në krye të USAID-it dhe do të ndërmerrte hapa për t’i sjellë aktivitetet e agjencisë në përputhje me politikat e administratës.

Rubio e përshkroi agjencinë si historikisht “të papërgjegjshme” ndaj Kongresit dhe Shtëpisë së Bardhë, edhe pse agjencia, u shpreh ai, duhet t’i marrë udhëzimet nga Departamenti i Shtetit.

“USAID-i ka një histori shpërfilljeje ndaj një fakti të tillë dhe ka vendosur që të veprojë si një organizatë bamirëse globale e shkëputur nga interesi kombëtar”, tha Rubio. “Këta janë dollarë të taksapaguesve dhe ne jemi të detyruar të garantojmë popullin amerikan se çdo dollar që shpenzojmë jashtë vendit po shpenzohet për diçka në shërbim të interesit tonë kombëtar”, shtoi ai.

Komentet e Sekretarit të Shtetit, Rubio ishin më pak të ashpra se ato të miliarderit Elon Musk, të cilit Presidenti Donald Trump i ka dhënë kompetenca të konsiderueshme për të reformuar qeverinë federale dhe Departamenti i Efiçencës së Qeverisë së sapoformuar (DOGE) të cilin ai drejton, dërgoi përfaqësues në zyrat e USAID-it gjatë fundjavës.

“USAID është një organizatë kriminale. Koha që ajo të marrë fund”, shkroi zoti Musk në platformën e mediave sociale X të dielën.

Demokratët protestojnë

Demokratët në Uashington e përshkruan përpjekjen për ta shpërbërë USAID-in si haptazi të paligjshme dhe u zotuan ta sfidojnë atë. Të dielën, të 10 anëtarët demokratë të Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë i dërguan një letër zotit Rubio, duke paraqitur kundërshtimet e tyre.

“Kongresi e krijoi Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) si një agjenci të pavarur, të ndarë nga Departamenti i Shtetit, për të siguruar zbatimin efektiv dhe të shpejtë të ekspertizës së zhvillimit dhe dërgimin e shpejtë të ndihmës amerikane, veçanërisht në kohë krize, për të përmbushur qëllimet tona të sigurisë kombëtare. Për këtë arsye, çdo përpjekje për të shkrirë ose bashkuar USAID-in me Departamentin e Shtetit, sipas ligjit duhet të diskutohet dhe miratohet nga Kongresi”, shkruan ata.

Në një konferencë shtypi përpara selisë së USAID-it në Uashington, senatori demokrat Chris Van Hollen, anëtar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë, tha se ai dhe kolegët e tij do të pengonin Trump të plotësonte postet vakante në Departamentin e Shtetit në përgjigje të veprimeve të administratës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të bllokuar miratimin e të emëruarve të Departamentit të Shtetit derisa ky veprim i paligjshëm të anulohet”, tha ai.

Historia e USAID-it

USAID u krijua në fillim të viteve 1960, në një kohë kur në Uashingtonin e pas Luftës së Dytë Botërore mendohej gjerësisht se përpjekjet e SHBA-së për ndihma ndërkombëtare të administruara nga një sërë agjencish, ishin joefikase, shpesh të dublikuara dhe ndonjëherë kontradiktore.

Në shumë raste, ndihma ishte gjithashtu e lidhur qartazi me përparësitë politike të Shteteve të Bashkuara, në vend të nevojave objektive të vendeve që merrnin ndihmë.

Në vitin 1961, administrata e Presidentit John F. Kennedy ndërmori një rishikim të gjerë të programeve të ndihmave të SHBA-së dhe më pas i kërkoi Kongresit autoritetin për të krijuar një agjenci të re për të koordinuar përpjekjet për ndihmën për vendet e tjera. Në një mesazh për Kongresin, Kennedy propozoi një agjenci që do të krijonte ekipe specifike për çdo vend, që do të vepronin në terren për të zhvilluar plane afatgjata.

Ai i përshkroi këto si “një program të menduar me kujdes të përshtatur për të përmbushur nevojat dhe potencialin e burimeve të çdo vendi individual, në vend të një sërë projektesh individuale pa lidhje me njëra-tjetrën”.

“Shpesh, në të kaluarën, qëllimet dhe projektet tona të zhvillimit nuk janë ndërmarrë si hapa të brendshëm të një programi të zhvillimit ekonomik të një spektri të gjerë. Planifikimi dhe financimi afatgjatë (janë) mënyra e vetme për angazhime kuptimplota dhe ekonomike”, tha Kennedy

Krijuar me urdhër ekzekutiv

Më vonë atë vit, Kongresi miratoi Ligjin e Ndihmës së Huaj të vitit 1961, duke kërkuar mbylljen e disa programeve ekzistuese të ndihmës dhe duke ngarkuar presidentin me krijimin e një njësie të re për të marrë përgjegjësinë për operacionet e tyre. Ligji gjithashtu ndau në mënyrë të qartë ndihmën ushtarake të huaj nga programet e ndihmës humanitare.

Menjëherë pas kësaj, Presidenti Kennedy nënshkroi ligjin dhe nxori Urdhrin Ekzekutiv 10973, duke krijuar Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar.

Agjencia ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që administratori i saj t’i raportonte drejtpërdrejt Sekretarit të Shtetit, në vend që të kalonte përmes zinxhirit komandues brenda Departamentit të Shtetit. Ishte një marrëveshje që i lejoi USAID-it njëfarë lirie veprimi, por e cila do të sfidohej vazhdimisht ndër vite, pasi sekretarët e njëpasnjëshëm të shtetit u përpoqën t’i lidhnin më ngushtë përparësitë e USAID-it me politikat e Departamentit të Shtetit.

Shumë suksese

Gjatë mbi 60 viteve që pasuan, USAID-i arriti një numër të konsiderueshëm suksesesh, por u shoqërua edhe me polemika dhe skandale të shumta, shumë prej të cilave u detajuan nga gazetari John Norris në një histori të agjencisë të botuar në vitin 2021, në vitin e 60-vjetorit të saj.

Ndihma ushqimore e ofruar nga USAID ka shpëtuar jetë të panumërta në mbarë botën dhe fokusi i saj i hershëm në zhvillimin e strukturave kompetente të qeverisjes vendore ishte thelbësor për të ndihmuar vendet si Koreja e Jugut dhe Tajvani që të zhvillonin baza industriale.

Në fund të viteve 1960, agjencia mori një rol drejtues në përpjekjet globale për të çrrënjosur linë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e rreth 300 milionë vetëve vetëm që nga agimi i shekullit të 20-të. Agjencia ishte në krye të programeve të vaksinimit në të gjithë botën në zhvillim që kontribuan në çrrënjosjen e parë globale të njohur të një sëmundjeje në popullatën njerëzore përmes një programi të shëndetit publik.

Agjencia ka qenë gjithashtu në krye të përpjekjeve për të reduktuar vdekshmërinë e nënave gjatë lindjes dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, në veçanti HIV-it.

Polemikat

Pavarësisht shpresës së Presidentit Kennedy se shpërndarja e ndihmës amerikane mund të ishte e shkëputur nga gjeopolitika, USAID-i, shumë herë në historinë e tij, është kritikuar se ka mbështetur qeveri abuzive ose autokratike, shpesh në Amerikën Latine, sepse qeveria federale besonte se kjo ishte në interesin kombëtar.

Pakënaqësia publike me USAID-in u rrit së bashku me zhgënjimin në luftën në Vietnam, ku agjencia kishte luajtur një rol të madh në programet e pasuksesshme për të arritur paqen duke fituar “zemrat dhe mendjet” e popullit vietnamez.

Presidenti Richard Nixon u përpoq ta përdorte këtë pakënaqësi për të shfuqizuar agjencinë dhe për të decentralizuar programet e ndihmës për vendet e tjera.

Në vend të kësaj, Kongresi ndërmori hapa për të rifokusuar përpjekjet e agjencisë, duke e udhëzuar të tërhiqej nga angazhimi i nivelit të lartë me qeveritë e huaja në favor të punës për zhvillimin rural dhe ndihmën për ata më në nevojë.

Megjithatë, në vitet në vijim, polemikat vazhduan. Më të spikaturat ishin ato që lidheshin me aktivitetet e agjencisë gjatë luftërave të Afganistanit dhe Irakut, për të cilat u ngritën pyetje, përfshirë nga anëtarët e Kongresit, rreth mënyrës sesi agjencia shpenzoi fondet e destinuara për rindërtimin e këtyre dy vendeve.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amereikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Gazës
Artikulli tjetër Trump tërheq SHBA-të nga këshilli i OKB-së për të drejtat e njeriut

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.