Dhunë dhe vandalizëm shpërthyen në Bangladesh pasi protestuesit sulmuan dhe dogjën shtëpinë e familjes së kryeministres së rrëzuar Sheikh Hasina, si dhe banesa të tjera të anëtarëve të partisë së saj.
Trazirat u përshkallëzuan pas lajmit se Hasina do t’i drejtohej vendit përmes mediave sociale nga India, ku ndodhet në mërgim që prej rrëzimit të saj nga pushteti vitin e kaluar pas protestave të fuqishme të udhëhequra nga studentët.
Hasina, e cila qeverisi Bangladeshin për 20 vjet, shihej si një lidere autokratike, e njohur për shtypjen e pamëshirshme të disidencës.
Në një nga aktet më simbolike të protestave, të mërkurën në mbrëmje, një ekskavator shkatërroi ish-shtëpinë e babait të saj të ndjerë, Sheikh Mujibur Rahman, presidenti themelues i Bangladeshit. Ndërtesa ishte transformuar në një muze kushtuar trashëgimisë së tij.
Situata mbetet e tensionuar, me protestues që vazhdojnë të sfidojnë qeverinë dhe të shprehin zemërimin e tyre kundër trashëgimisë politike të Hasinës.
Marrë nga BBC