Gjatë vitit 2024 kanë marrë certifikatën e sjelljes së mirë pranë Urdhrit të Mjekut 146 mjekë kryesisht të rinj.
Ky dokument i nevojiten mjekëve që largohen nga Shqipëria, pa të cilin nuk mund të punësohesh apo të futesh në asnjë klinikë shëndetësore jashtë territorit shqiptar, por gjithashtu nuk pranohen të marrin pjesë e as nëpër konferenca apo trajnime që mund të kryen nga institucione shëndetësore jashtë vendit apo specializomë dhe doktoratura.
“Edhe këtë vit jemi pothuajse në të njëjta shifra 147 kanë qenë në vitin 2023 146 janë në vitin 2024”, shprehet Fatmir Brahimaj.
“Është një trend kudo. Gjermanët ikin në vendet nordike. Por ne nuk e kemi luksin sepse jemi vend i vogël e nuk kemi mjekë me tepricë”, shton ai.
Por për të zbutur boshllëkun që krijon largimi i mjekëve të dhëna optimiste vijnë nga zyra e licencimit të mjekëve të rinj.
“496 mjekë u licencuan ndërkohë që 260 po bëjnë praktikën”, përfundon Brahimaj.
Marrë nga Top Channel