KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ligatinat e Shqipërisë, të cënuara nga presioni njerëzor dhe investimet rreth tyre
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ligatinat e Shqipërisë, të cënuara nga presioni njerëzor dhe investimet rreth tyre
AnalizeKryesoreOpinionSociale

Ligatinat e Shqipërisë, të cënuara nga presioni njerëzor dhe investimet rreth tyre

Përditësimi i fundit: 10 Shkurt, 2025 9:14 am
120 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Rezultatet e regjistrimit ndërkombëtar të shpendëve ujorë në Shqipëri flasin se parku Divjakë-Karavasta, Liqeni i Shkodrës dhe Peisazhi Vjosë-Nartë kanë numrin më të lartë. Shifra e shpendëve të regjistruar në 2025 janë më të larta se viti 2024 por janë ende larg mesatares shumëvjecare. Ekspertët thonë se se rënia e numrit të shpendëve në vite lidhet me cilësinë në disa prej ligatinave shqiptare, rritjen e presionit njerëzor mbi to dhe cënimet nga investimet ndërtimore rreth këtyre zonave.

Regjistrimi Ndërkombëtar i Shpendëve Ujorë u krye në Shqipëri më datat 18-19 Janar në 34 ligatina të vendit dhe rezultatet sapo janë publikuar nga organizatat mjedisore dhe Administrata e Zonave të Mbrojtura që u përfshinë në këtë proces.

Siaps regjistrimit të këtij viti në Shqiëpri u numëruan rreth 113 mijë shpendë që përfaqësojnë 61 specie të ndryshme të shpendëve ujorë në laguna, liqene natyrorë, rezervuarë të madhësive të ndryshme dhe ujëra të cekta detare.

Organizatat mjedisore thonë se shifra e 113 mijë shpendëve të regjistruar në 2025 është rreth 11.300 më e lartë se ajo e vitit 2024. Megjithatë, kjo sipas tyre është sërish rreth 43mijë shpendë më pak se mesatarja shumëvjecare nga vitit 1996 deri në vitin 2024.

Ndërsa arsyet e rënies së numrit të shpendëve ujorë mbeten objekt diskutimi, sipas organizatave mjedisore nuk mund të mohohet fakti se rënia lidhet me cilësinë e ligatinave shqiptare dhe rritjen e presionit njerëzor mbi to dhe në peisazhin përreth.

Mirian Topi një studiues i njohur i shpendëve në Shqipëri thotë se roli i hulumtimeve shkencore për shpendët është mjaft i rëndësishëm për të frenuar qëndrimet e pastudiuara sidomos në ligatinat shqiptare.

“Qëllimi i studiuesve është si cilësia e jetës në këtë vend të përmirësohet dhe se si veprimet në natyrë të informohen dhe udhëhiqen nga shkenca, jo të bëhen veprime të pastudiuara të cilat mund të sjellin pasoja shumë të mëdha në të ardhmen”, thotë ai.

Zoti Topi përmend rastin e aeroportit të Vlorës ku punimet vijuan megjithëse ekspertët folën kundër projektit që ishte sipas tyre në dëm të pasurisë natyrore dhe rrezik ndaj shpendëve të lagunës.

“Kërkimi shkencor në vend ende nuk është i aftë ose i mjaftueshëm për t`iu përgjigjur të gjitha sfidave apo ndryshimeve që po bëhen në vend, për më tepër që fjala e ekspertëve dëgjihet shumë pak ose në shumë raste nuk dëgjohet fare, si qe rasti i Aeroportit të Vlorës. Eksperët kombëtarë dhe ndërkombëtarë folën kundër, Konventa e Bernës i kërkoi qeverisë shqiptare të ndalonte menjëherë punimet , por asgjë nuk u mor parasysh.”

Organizatat mjedisore thonë se nga pikëpamja e indeksit të larmisë së llojeve, indeks i cili tregon më qartësisht vlerat ekologjike të ligatinave, sërish Divjakë – Karavasta renditet në vend të parë , ndjekur nga afër nga Peisazhi Vjosë-Nartë, dhe parku Butrintit, etj.

Sipas të dhënave të regjistrimit këtë ktij viti zona me numrin më të lartë të individëve të shpendëve ujorë është Divjakë – Karavasta me rreth 26.500 individë dhe 46 specie, ndjekur nga Liqeni i Shkodrës, në pjesën shqiptare me afro 23,900 shpendë dhe 22 specie.

Peisazhi Vjosë-Narta renditet i treti me 13,800 individë dhe 39 specie, ndërsa laguna e Kune-Vaini me 11,600 shpendë dhe 33 specie.

Në Liqenin e Ohrit në pjesën shqiptare u regjistruan këtë vit rreth 8,300 shpendë ujore dhe 18 specie ndërsa pjesa tjetër në zona të tjera të vendit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Gati kërkesa e dytë e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut

Dita e 105 e protestës kundër Ramës, diaspora mbërrin në Tiranë

Çmimi i naftës në vend kapërcen ‘frikshëm’, 229 lekë për litër

“Marshi për Liri” mbush sheshet në Prishtinë në prag të verdiktit të Gjykatës Speciale

Reshjet e dendura sjellin probleme në Elbasan

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestuesit anti-qeveritarë serbë bllokojnë një urë kyçe në Beograd
Artikulli tjetër Vendet baltike lidhen me rrjetin energjitik evropian pas shkëputjes nga ai rus

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

urpriza në Premier League, gabojnë Chelsea e Liverpool
Aktuale Analize Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Dinamo-Partizani prodhon 6 gola, festojnë dinamovitët
Aktuale Analize Kryesore Sociale Sporti 12 Shtator, 2026
Samir Mane ble dy qëndra tregtare në Gjermani
Analize Ekonomi Kryesore Te Tjera Zhvillim 11 Shtator, 2026
Në 2025-ën, 69 mijë shqiptarë u zhvendosën në BE me letra
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.