Këtë të hënë u arrestua me urdhër të SPAK, kryebashkiaku i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Ai dyshohet për korrupsion në 9 raste në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash.
Por si do të vijojë qeverisja e kryeqytetit pas këtij zhvillimi?
Skenari i parë është që Erion Veliaj ia delegon kompetencat e drejtimit njërit prej nënkryetarëve. Bashkia e Tiranës ka 3 nënkryetarë, të cilët janë Anuela Ristani, Andi Seferi dhe Keti Luarasi.
Skenari i dytë është që Këshilli Bashkiak mblidhet dhe ia delegon drejtimin njërit prej dy nënkryetarëve. Megjithatë situata e drejtimit me një nënkryetar nuk vijon pafundësisht.
Neni 62 i Ligjit për Pushtetin Lokal parashikon se “kur një kryetar bashkie nuk paraqitet në detyrë për tre muaj”, atëherë Këshilli Bashkiak i propozon shkarkimin Këshillit të Ministrave.
Skenari i tretë është që Këshilli i Ministrave merr vendim për ta shkarkuar kryebashkiakun. Nëse ai nuk e ankimon në Gjykatën Kushtetuese, bashkia shkon në zgjedhje brenda 45 ditëve.
Marrë nga Lapsi.al