KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Drejtoresha e Bashkisë se Tiranës i jep Sokol Kryeziut 550 milion lekë për makina të ndryshkura
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Drejtoresha e Bashkisë se Tiranës i jep Sokol Kryeziut 550 milion lekë për makina të ndryshkura
AnalizeKorrupsionKryesoreSocialeZhvillim

Drejtoresha e Bashkisë se Tiranës i jep Sokol Kryeziut 550 milion lekë për makina të ndryshkura

Përditësimi i fundit: 13 Shkurt, 2025 1:11 pm
264 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Liri Qoshi, drejtorja e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës, ka prokuruar 550 milionë lekë në shkelje të ligjit!

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është përshkrimi i Open Data Albania për tenderin me objekt “Mjete teknologjike”.

Procedura është vlerësuar me “Flamur të kuq”. Shënimi me këtë shenjë (red flag) i një procedure prokurimi tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin ose jo-etike të biznesit, kryesisht në lidhje me mosrespektimin e ligjeve antikorrupsion.

Ky është vetëm një nga tre lotet e tenderit. Vlera e Fondit Limit Total është 45,830,000 pa TVSH ose 463,163.2 Euro pa TVSH, ndërsa duke llogaritur tatimin shkon mbi 550 milionë lekë.

Tenderi është ndarë në 3 pjesë: Loti I. “Mjete teknologjike”, me afat të kontrates 3 muaj, me fond limit 20,480,000 lekë pa TVSH. Loti II. “Kamiona kamioncine”, me fond limit 19,616,666.7 lekë pa TVSH. Loti III ”Mjete transporti”, me fond limit: 5,733,333.3 lekë pa TVSH.

Me këtë fond do të blihen: 1 kamion vetëshkarkues, 7 kamionçina, 1 autobot, një autofshesë, 1 fadromë, 1 autovinç dhe 1 furgon. Nga specifikimet teknike mësojmë se do të blihen makina të viteve 2002-2005. Nuk e dimë nevojën e vërtetë të bashkisë për këto vjetërsira dhe ndoshta do ta mësojmë nga auditimet e KLSH më vonë. Gjithsesi, në vitin 2020, mësojmë nga raport i KLSH se u bë një tender i tillë që furnizoi këtë drejtori me mjete të tilla.

Tenderi ”Blerje mjete transporti dhe agregat” me fond 120 milionë lekë rezulton të ketë shpallur fituese kompaninë me ofertën më të shtrenjtë dhe që nuk plotësonte kushtet.

Ky raport i KLSH i publikuar më 2023, sigurisht që i ka shkuar drejtoreshës, por Liri Qoshi vepron sypatrembur edhe pse po shkel ligjin.

Në të njëjtën metodë, Liria ka skualifikuar ofertën më të ulët dhe ka lënë për të lidhur kontratën vetëm kompaninë GERARD – A me pronar Sokol Kryeziun.

Megjithëse tenderi është mbyllur më 25 nëntor 2024, Liri Qoshi e ka mbajtur kontratën për “Mjetet teknologjike” në sirtar deri më 4 shkurt 2025, kur e ka dërguar në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Edhe lotin tjetër për “Kamionçina”, e ka marrë sërish me shkelje kompania e Kryeziut.

Kush është Sokol Kryeziu, pronar i Gerard-A ku ishte punësuar si fatorino

Sokol Kryeziu, në vitin 2016, ka nisur punën si faturino i kompanisë Gerard-A dhe më pas si kontrollor, deri në momentin kur papritur ka blerë kompaninë, ku e nisi karrierën si faturino. Sipas të dhënave të siguruara nga prokurorët, Sokol Kryeziu e ka blerë kompaninë Gerard-A për 33.4 milionë lekë, që do t’i shlyente në 6 vite.

Gjatë periudhës 2017-2018, Kryeziu ka punuar si pastrues në Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrim-Gjelbërimit dhe më pas si punëtor për ngarkim-shkarkim mbetjesh në shoqërinë Alb Teck Plast. Më tej, karriera e tij ka përparuar, duke u emëruar drejtor në shoqërinë Green Line.

Shoqëria Gerard-A, nga viti 2018 deri në 2023, ka fituar 20 procedura me autoritete kontraktuese si UKT, Drejtoria e Pastrim-Gjelbërimit dhe Drejtoria Nr. 2 e Punëtorëve të Qytetit.

Gjatë periudhës dhjetor 2023 – janar 2024, kur Sokol Kryeziu rezulton të jetë pronar i Gerard-A, ai ka blerë disa piktura në galerinë NAN, e kontrolluar nga Ajola Xoxa. Vlera totale e pikturave është 5 milionë lekë.

 

Marrë nga Publik.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kriza e bujqësisë shtrenjton produktet ushqimore
Artikulli tjetër Skemë korruptive “Bashkia Tiranë-One Albania”?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.