KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ukraina përballet me kaos në fushëbetejë dhe përçarje në politikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Ukraina përballet me kaos në fushëbetejë dhe përçarje në politikë
AktualeAnalizeBotaPolitike

Ukraina përballet me kaos në fushëbetejë dhe përçarje në politikë

Përditësimi i fundit: 14 Shkurt, 2025 9:19 am
134 Shikime
Share
11 Min. Leximi
SHARE

Kryetari i kryeqytetit të Ukrainës po grindet me presidentin e vendit. Ministri i Mbrojtjes po hetohet si pjesë e një lufte të ashpër se kush merret me blerjen e armëve. Rekrutuesit po kanë vështirësi të dërgojnë mjaftueshëm burra në vijën e frontit. Ukrainasit po i kundërshtojnë thirrjet për uljen e moshës për shërbim në ushtri.

Dhe, javën e kaluar, dy qyteza të tjera u pushtuan nga forcat ruse, edhe pse humbjet ishim më shumë simbolike sesa taktike.

Ukraina ka hasur në vështirë në luftën e saj për ekzistencë, në përpjekje për ta zmbrapsur pushtimin e nisur gati tri vjet më parë nga Rusia. I dërrmuar dhe rraskapitur, populli ka vazhduar t’i qëndrojë prapa udhëheqjes së presidentit Volodymyr Zelensky.

Megjithatë, përçarjet në udhëheqjen dhe klasën politike të vendit kanë filluar të dalin në sipërfaqe. Se sa të thella dhe të mëdha mund të bëhen ato, është pyetje e hapur.

Sidoqoftë, gjithë këto telashe po ndodhin në një kohë të papërshtatshme për Kievin, sepse gjasat po rriten për një armëpushim me Moskën, pasi furnizuesja më e madh me armë i Ukrainës, SHBA-ja, është e etur t’i japë fund luftës.

“Këto fakte tregojnë se procesi politik mbetet aktiv në Ukrainë edhe gjatë luftës madje”, tha Orysia Lutsevych, analiste për Ukrainën në organizatën Chatham House me bazë në Londër.

“Ka shumë shpresë se mund të arrihet një armëpushim vërtet dhe se gara politike mund të rinisë. Duket tamam sikur rikthim në jetën normale, duke mbajtur zgjedhje dhe duke pasur konkurrencë”, shtoi ajo.

Lufta: Vazhdim i politikave përmes mënyrave të tjera

Në fushëbetejë, forcat ukrainase kanë qenë në disavantazh për muaj me radhë, që nga shkurti i vitit 2024.

Në gushtin e kaluar, Ukraina u përpoq të ndryshonte narrativen, duke kryer një sulm të guximshëm përtej kufirit në rajonin Kursk të Rusisë. Me këtë, Kievi shpresonte se kjo do ta lehtësonte presionin në fronte të tjera dhe do t’u tregonte mbështetësve perëndimorë se ishte ende e aftë të vepronte me shkathtësi dhe kreativitet ushtarak.

Perëndimi u befasua, por trupat ruse nuk u rizhvendosën nga zona të tjera. Nga vjeshta deri në dimër, Ukraina u detyrua të tërhiqej dalëngadalë në shumë zona.

Velyka Novosilka, një qytezë në jug të Donbasit përgjatë luginës së një lumi gjarpërues, u pushtua nga rusë pasi zyrtarët ukrainas konfirmuan më 27 janar tërheqjen e Brigadës së 110-të të Mekanizuar. Disa ditë më vonë, forcat ruse morën kontrollin në pjesët e mbetura të Kurahovës, duke i shtyrë trupat ukrainase drejt perëndimit, në drejtim të qytetit Zaporizhja.

Zelensky i urdhëroi komandantin e përgjithshëm të forcave tokësore të Ukrainës, gjeneralmajor Mykhaylo Drapatiy, ta marrë komandën e drejtpërdrejtë të frontit lindor. Kjo u vlerësua nga shumë si shenjë se komandantët mund të jenë shumë të shqetësuar për mbrojtjen.

Grindjet në kryeqytet

Në Kiev, kryetari i Bashkisë Vitali Klitschko, ish-kampion bote në boks, lëshoi një komunikatë të ashpër publike më 29 janar, duke e akuzuar zyrën presidenciale të Zelenskyt për intriga politike lidhur me zgjedhjen e një administratori të ri ushtarak për qytetin.

Administratorët ushtarakë janë vendosur në të gjithë vendin që nga fillimi i pushtimit, për të lehtësuar koordinimin midis autoriteteve civile dhe atyre ushtarake. Megjithatë, Klitschko tha se emërimi i Tymur Tkachenkos një muaj më parë kishte “motive politike”, duke e akuzuar atë se po “ndërhynte dhe bllokonte aktivitetin ekonomik” në kryeqytet.

“Po i drejtohem presidentit të Ukrainës”, tha Klitschko në një video të postuar në Telegram. “Ndërsa ju, si komandant i Përgjithshëm, jeni të përqendruar te lufta dhe mbrojtja e Ukrainës, njerëzit përreth jush janë të angazhuar në intriga të vazhdueshme politike”.

Tkachenko iu përgjigj atij menjëherë.

“Nuk kam prirje të bëj shfaqje politike, si ata që kanë qenë në qeverisjen e qytetit për dekada”, tha ai. “Ne do t’i zgjidhim problemet e qytetit dhe do t’i ndihmojmë njerëzit e Kievit”.

Problemet me blerjen e armëve

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në një betejë të ashpër burokratike për mënyrën se si sigurohen armët për forcat e armatosura të vendit.

Agjencia e Prokurimit e Mbrojtjes u krijua në vitin 2022 si një mekanizëm për ta menaxhuar fluksin e madh të armëve – si nga jashtë vendit, ashtu edhe nga brenda – të cilat janë nevojshme për ta armatosur ushtrinë ukrainase. Më parë, procesi i blerjes së armëve ishte prekur nga korrupsioni dhe abuzimet financiare.

Më 31 janar, ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov shkarkoi drejtoreshën e agjencisë, Maria Bezrukova, duke e akuzuar atë për keqmenaxhim.

Bezrukova, nga ana e saj, i mohoi akuzat dhe pretendoi se urdhri i shkarkimit nga Umerov ishte i paligjshëm, pasi bordi mbikëqyrës i agjencisë ia kishte zgjatur kontratën asaj.

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit, një agjenci e pavarur e zbatimit të ligjit, u përfshi menjëherë në këtë çështje, duke e hapur një hetim dhe duke deklaruar se Umerov mund ta ketë shkelur ligjin duke mos e njohur zgjatjen e kontratës së saj.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim edhe te vendet e G7, të cilat theksuan në një komunikatë: “Respektimi i parimeve të qeverisjes së mirë dhe rekomandimeve të NATO-s është thelbësor për ruajtjen e besimit të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë”.

Më shumë burra, më shumë djem

Problemet e Ukrainës në fushëbetejë rrjedhin kryesisht nga pamundësia e saj për të dërguar mjaftueshëm ushtarë për t’i forcuar njësitë e dërrmuara dhe të shkatërruara që luftojnë për ta zmbrapsur një ushtri ruse më të madhe dhe më të armatosur.

Pavarësisht miratimit të legjislacionit vitin e kaluar për të reformuar sistemin ekzistues, zyrtarët ende kanë vështirësi në rekrutimin dhe trajnimin e ushtarëve.

Një shembull i vështirësive në rekrutimin është skandali që rrethon Brigadën e 155-të të Mekanizuar, një njësi e trajnuar dhe e armatosur nga Franca që duhej të ishte në pararojë të një ushtrie të modernizuar për Ukrainën. Por, kjo njësi u përball me një numër të madh dezertimesh; komandanti i saj u lirua nga detyra pak para se njësia të dërgohej në Donbas, dhe hetuesit po shqyrtojnë me kujdes se çfarë shkoi keq.

Zelensky urdhëroi pezullimin e krijimit të brigadave të ngjashme.

Zyrtarët amerikanë dhe perëndimorë kanë kërkuar uljen e moshës së rekrutimit nga 25 në 18 vjeç. Zelensky e ka kundërshtuar këtë, duke u frikësuar se kjo do të dëmtonte më tej demografinë tashmë të brishtë të vendit, duke e bërë të pamundur rritjen e popullsisë në të ardhmen.

Problemi për të cilin askush nuk do të diskutojë

Një çështje që pritet të ndodhë është mundësia e bisedimeve për paqe. Administrata Trump ka lënë të kuptohet se do t’i shtyjë dhe nxisë Kievin dhe Moskë që të paktën të ulen për të biseduar.

Një nga çështjet që mund të shtjellohet është nëse Ukraina duhet ta pezullojë ligjin ushtarak për ta mundësuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja presidenciale, të cilat janë ndaluar që nga fillimi i pushtimit rus.

Zelensky e fitoi një mandat pesëvjeçar në vitin 2019.

Një sondazh i publikuar më 3 shkurt, i cili pyeti ukrainasit se cilave figura publike u besojnë më shumë, gjeti se Valeriy Zaluzhniy, ish-komandant i përgjithshëm, ishte në krye të listës.

Që kur u emërua ambasador në Britani, Zaluzhniy ka mbajtur profil të ulët politik, por shumë njerëz e shohin atë si konkurrent të fortë në rast se do të mbahen zgjedhjet presidenciale.

Pas tij u radhën Kyrylo Budanov, kreu i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës, dhe Oleksandr Usyk, kampioni i padiskutueshëm i botës në boksin e peshave të rënda.

Zelensky ngeli në vendin e katërt.

Ekspertët thonë se këshilltarët politikë të Zelenskyt janë të vetëdijshëm që Zaluzhniy do të ishte rival i fortë në zgjedhje.

Prej se shkoi në Londër si ambasador, ish-gjenerali ka bërë deklarata publike kryesisht për të kërkuar solidaritet kombëtar në luftën kundër një armiku të huaj.

Ka gjithashtu frikë se Rusia mund të përzihet në zgjedhje ukrainase – siç ka bërë në të kaluarën.

Sergei Zhuk, nga organizata Wilson Center në Uashington dhe profesor në Universitetin Ball State në Indiana, tha për Radion Evropa e Lirë muajin e kaluar se Kremlini mund ta përdorë makinerinë e tij të fuqishme të propagandës dhe elementët proruse brenda Ukrainës për ta destabilizuar vendin gjatë zgjedhjeve.

“Ka pasur gjithmonë diskutime për mobilizimin, shkallën e taksës gjatë kohës së luftës, procesin e prokurimit në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërtimin e mbrojtjeve rreth termocentraleve”, tha Lutsevych.

“Ka unitet atje ku ka rëndësi në luftë: për armikun, dhe ai armik është Rusia”, përfundoi ajo.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidentja e Kosovës kërkon të ruhet integriteti i procesit zgjedhor
Artikulli tjetër Shtëpia e Bardhë e Trumpit si territor i ri për BE-në

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.