KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidentja e Kosovës kërkon të ruhet integriteti i procesit zgjedhor
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presidentja e Kosovës kërkon të ruhet integriteti i procesit zgjedhor
AktualeOpinionPolitikeRajoni

Presidentja e Kosovës kërkon të ruhet integriteti i procesit zgjedhor

Përditësimi i fundit: 14 Shkurt, 2025 9:14 am
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri thirrje dje që të ruhet siç tha integriteti i procesit zgjedhor të 9 shkurtit, mes kritikave me të cilat po përballet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për vonesat në numërimin votave të hedhura të dielën dhe problemet që u shfaqen në faqen internetit të këtij institucioni në publikimin e rezultateve të partive politike.

Komentet e Presidentes Osmani pasuan një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Kreshnik Radoniqi, i cili sipas një komunikate të zyrës së saj e ka siguruar Presidenten Osmani se Komisioni është duke punuar për të garantuar që çdo votë e hedhur për partitë politike të konfirmohet edhe gjatë procesit të numërimit të votave të kandidatëve.

Në komunikatë citohet presidentja Osmani të ketë kërkuar që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur procesin zgjedhor dhe për të garantuar respektimin e plotë të vullnetit të qytetarëve duke rikonfirmuar çdo votë edhe nëpërmjet numërimit me dorë, përveç atij të bërë në sistemin elektronik.

Edhe koalicioni i organizatave të shoqërisë civile për vëzhgimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim, i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që pa vonesa dhe në mënyrë transparente të ndajë informacione për ecurinë e procesit të numërimit duke nënvizuar se duke mos i “ndarë informatat me kohë dhe në mënyrë transparente, KQZ-ja do të mund të dëmtojnë besimin e qytetarëve në rezultatet e zgjedhjeve, gjë që është e papranueshme, sidomos pas një dite të zgjedhjeve demokratike”.

Ndërsa vazhdon numërimi i votave të mbetura, vëzhguesit thonë se rezultati i zgjedhjeve ka lënë të hapura shumë mundësi për formimin e qeverisë së re të vendit. Nëse lëvizja Vetëvendosje nuk siguron koalicion me ndonjë nga partitë opozitare do ta ketë të vështirë të formojë qeverinë me deputetët e pakicave.

Deri tani kjo lëvizjë e cila prin me rreth 41 për qind të votave, ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me partitë opozitare. Dy nga partitë opozitare Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë shprehur kundër ndonjë koalicioni me partinë në pushtet por të hapura për negociata me partitë e opozitës. Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se rezultati i së dielës nuk është rezultat ndryshimi për Kosovën dhe do ta respektojë atë.

Vëzhguesit thonë se partitë politike duhet të gjejnë një rrugë bashkëpunimi për ndërtimin e institucioneve të reja pas certifikimit të rezultateve, pasi vendi përveç sfidave të brendshme mund të përballet edhe me sfida shumë më të mëdha në rafshin e jashtëm për shkak të ndryshimeve që po ndodhin në botë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Presidenti Trump urdhëron reformim të trupës diplomatike
Artikulli tjetër Ukraina përballet me kaos në fushëbetejë dhe përçarje në politikë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.