KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Presidenti Trump urdhëron reformim të trupës diplomatike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Presidenti Trump urdhëron reformim të trupës diplomatike
AktualeAnalizeBotaPolitike

Presidenti Trump urdhëron reformim të trupës diplomatike

Përditësimi i fundit: 14 Shkurt, 2025 9:12 am
123 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti Donald Trump lëshoi një urdhër ekzekutiv këtë kjavë, që udhëzon Sekretarin e Shtetit Marco Rubio të bëjë ndryshime në Shërbimin e Jashtëm për të siguruar që politika e tij ‘Amerika e Para’, të zbatohet në mënyrë efektive dhe me besnikëri.

Urdhri pason zhvillimet në Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, punonjës të së cilës janë pezulluar apo apo u është dhënë leje me detyrim.

Presidenti Trump është zotuar vazhdimisht se do ta pastrojë atë që e quan “shtet brenda shtetit”, duke pushuar nga puna burokratët dhe ata që i konsideron jobesnikë.

Në urdhrin ekzekutiv të presidentit thuhet se moszbatimi i agjendës së tij do të konsiderohet si arsye për masa disiplinore që mund të çojnë në largimin nga puna.

“Sekretari (Marko Rubio) duhet të ketë një fuqi punëtore të jashtëzakonshme patriotësh, për ta zbatuar këtë politikë në mënyrë efektive”, thuhej në urdhër.

“Sekretari, në përputhje me ligjin në fuqi, do të reformojë Shërbimin e Jashtëm dhe administrimin e marrëdhënieve me jashtë për të siguruar zbatimin besnik dhe efektiv të agjendës së politikës së jashtme të presidentit”, thuhej më tej.

Në urdhër thuhet se Sekretari i Shtetit do të zbatojë reforma lidhur me standardet e rekrutimit, efiçencës dhe cilësisë në punë, si dhe në standarded e vlerësimit dhe mbajtjes në punë për të “siguruar një fuqi punëtore që është e përkushtuar për zbatimin besnik të politikës së jashtme të presidentit”.

Bazuar në urdhër, sekretari mund të rinovojë programet e Institutit të Shërbimit të Jashtëm dhe të rishikojë apo zëvendësojë manualin e Punëve të Jashtme, një përmbledhje mbi politikat, procedurat dhe strukturat organizative të Departamentit të Shtetit.

Vetëm disa orë pas marrjes së detyrës më 20 janar, Presidenti Trump urdhëroi ngrirjen e pjesës më të madhe të ndihmës që Shtetet e Bashkuara u japin vendeve të tjera, për t’u siguruar që ajo ishte në përputhje me politikën e tij “Amerika e Para”.

Pas urdhrit, personelit të USAID-it iu dha leje e detyruar dhe iu kërkua të mos paraqitej në punë në selinë e agjencisë në Uashington, ku tabelat me emrin e agjencisë u hoqën apo mbuluan.

Faqja e internetit e USAID-it nuk punon më dhe Sekretari Rubio është emëruar ushtrues i detyrës së administratorit.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Vrasja në Ekuador: Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Veliaj akuzon Burgjet për “transferim politik” nga Durrësi, në Fier

“Stabiliteti” i Edi Ramës: Iluzioni i Perëndimit dhe kostoja për demokracinë shqiptare

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tensionet në Kuvend shtynë ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Artikulli tjetër Presidentja e Kosovës kërkon të ruhet integriteti i procesit zgjedhor

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën
Aktuale Analize Bota Politike 28 Tetor, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.