KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Diplomacia botërore në lëvizje, mbaron pas 4 orësh takimi SHBA-Rusi për Ukrainën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Diplomacia botërore në lëvizje, mbaron pas 4 orësh takimi SHBA-Rusi për Ukrainën
AktualeBotaPolitikeZhvillim

Diplomacia botërore në lëvizje, mbaron pas 4 orësh takimi SHBA-Rusi për Ukrainën

Përditësimi i fundit: 18 Shkurt, 2025 2:42 pm
154 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite tashmë ka përfunduar.

Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov tha se, negociatat “shkuan mirë” me kushtet për një takim midis Donald Trump dhe Vladimir Putin duke u diskutuar, por asnjë datë nuk u dakordësua mes palëve.

Bisedimet zgjatën katër orë e gjysmë, me Ushakov që tha se negociatorët kanë rënë dakord me SHBA-në për të diskutuar luftën në Ukrainë.

Kirill Dmitriev, kreu i fondit të pasurisë sovrane të Rusisë, tha se zyrtarët e trajtuan njëri-tjetrin në një mënyrë të respektueshme, por shtoi se ishte “shumë herët për të folur për kompromise”.

Nga ana tjetër Departamenti i Shtetit tha se sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio ra dakord me zyrtarët rusë për të krijuar një “mekanizëm konsultimi për të adresuar problematikat në marrëdhëniet SHBA-Rusi”.

DASH shtoi se Rubio dhe Sergei Lavrov ranë dakord të caktojnë ekipe të nivelit të lartë për të filluar punën në një rrugë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

Nga ana tjetër, Ukraina, e cila nuk ka qenë pjesë e tryezës në Riad, po bën lëvizjet e saj. Presidenti Volodymyr Zelensky ndodhet në kryeqytetin turk, Ankara. Kjo është vizita e tij e tretë në vend që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia pothuajse tre vjet më parë.

Ai do të takohet më vonë me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 13:00 GMT (16:00 sipas kohës lokale).

Ai gjithashtu ka marrë pjesë në një ceremoni për hapjen e një ndërtese të ambasadës ukrainase, së bashku me gruan e tij, Olena Zelenska.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga Ura e Dajlanit tek Kavalishenca, 3.8 milionë euro për mbushjen me rërë të bregut
Artikulli tjetër SHBA dhe Rusia bien dakord të forcojnë misionet diplomatike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.