KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zgjedhjet, lehtësohet votimi nga jashtë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Zgjedhjet, lehtësohet votimi nga jashtë
AnalizeKomentKryesorePolitike

Zgjedhjet, lehtësohet votimi nga jashtë

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 9:17 am
162 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po bën përgatitje të shumta për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit, teksa po afrojnë afatet ligjore për regjistrimin e partive. Mes tyre janë edhe lehtësirat e shtuara për votimin e shqiptarëve prej nga jashtë vendit. Shpenzimet postare për fletën e votimit mbulohen plotësisht nga shteti, ndërsa mund të përdoren edhe dokumenta identifikimi përtej afateve të skadimit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhore, Ilirjan Celibashi, u bëri thirrje partive të mos ndryshojnë anëtarët e komisioneve zonale, dhe shtoi se tashmë kanë mbërritur edhe ankesat e para për shkelje ligjore.

Ndryshimet e të hënës në Kodin Zgjedhor prej parlamentit qartësuan disa afate të procesit zgjedhor në parapërgatitje të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit; regjistrimi i partive garuese në zgjedhje duhet kryer brenda një jave deri më 25 shkurt.

Koalicionet duhen regjistruar deri më 7 mars, ndërsa emrat e kandidatëve për deputetë duhen dorëzuar në KQZ brenda 12 marsit.

Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor janë ngritur tashmë plotësisht, ndërsa Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, tha sot se këto institucione duhet të jenë të qëndrueshme dhe u bëri thirrje partive që të mos ndryshojnë as komisionerët as sekretarët e tyre deri në shpalljen e rezultateve zgjedhore, siç ka ndodhur vite të mëparshme.

“Sot që flasim të gjithë KZAZ-të janë të gjitha funksionale dhe Komisioni Qendror do të nisë procesin e trajnimit të tyre, duke besuar që nuk do të kemi ndryshime të shpeshta të anëtarësisë së KZAZ-ve”, tha zoti Celibashi.

Prodhimi i fletëve të votimit nis më 25 mars, që vlerësohet si kohë e mjaftueshme që një një pjesë jo e vogël e tyre do të nisen me postë nëpër banesat e shqiptarëve, që do të votojnë nga jashtë vendit.

Deri tani janë miratuar afro 150 mijë kërkesa për votim nga jashtë, kryesisht nga Italia, Greqia, Gjermania, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca, ndërsa mbi 36 mijë e 200 kërkesa janë refuzuar për pasaktësi në dokumenta, megjithë teknologjinë e lartë e të shumëllojshme për t’ua lehtësuar këtë proces.

Zoti Celibashi theksoi se ata mund ta përsëritin kërkesën në çdo kohë, duke futur të dhënat e sakta në sistemin PER, dhe se do të dëshironte shumë që kjo shifër refuzimesh të ulej sa më parë.

“Edhe pas refuzimit të parë, ata mund të riaplikojnë pa kufizim deri në datën 4 mars. Para se të ribëjnë aplikimin, ata mund të prenotojnë për asistencë një thirrje telefonike me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Shumë nga ata e kanë bërë dhe ne kemi patur komunikime me ta. Pa përmendur morinë e teknologjive në dispozicion si emaili ynë, ëhatsapp-i dhe MSN përmes Facebook-ut”, tha zoti Celibashi.

Kuvendi miratoi dje ndryshime në Kodin Zgjedhor që afrojnë afatin e regjistrimeve në zgjedhje, saktësojnë procedurat e ankimit në gjykatë për votuesit nga jashtë, lejojnë përdorimin e dokumentave identifikuese për votim përtej afatit të skadimit, mbulojnë shpenzimet postare për dërgimin dhe kthimin e fletës së votimit nga jashtë, si dhe numërimi i tyre nga një komision dypalësh.

Për herë të parë votojnë shqiptarët nga jashtë prej vendeve ku jetojnë, për herë në parandalimin dhe goditjen e krimit zgjedhor merr pjesë edhe SPAK-u, por bashkë me përgatitjet zgjedhore, kanë nisur edhe ankesat e para nga partitë për shkelje ligjore në fushatën që tashmë praktikisht ka nisur.

“Ka disa denoncime nga Partia Demokratike, kryesisht për keqpërdorim të aseteve publike për veprimtari politike. Ka denoncime nga organizata të shoqërisë civile po për këtë natyrë shkeljesh. Disa nga këto i kemi shqyrtuar dhe disa të tjera po i shqyrtojmë. Do të sugjeroja që ankesat e partive të mos dorëzohen të shumta në numër dhe pa përmbajtje të qëndrueshme, por ato të hartohen në mënyrë cilësore dhe me prova, sepse kështu merr peshë dhe seriozitet dhe vet procesi i ankimit”, tha zoti Celibashi.

Në zgjedhjet e 11 majit janë rreth 172 mijë të rinj, (171.878 votues) që votojnë për herë të parë, nga të cilët mbi 57 mijë (57.098 votues) mbushin moshën 18 vjeçare të të drejtës për votim ditën e zgjedhjeve, ndërsa të tjerët e arritën atë moshë në kohën mes dy zgjedhjeve (114.780 votues).

Në regjistrat zgjedhorë gjendën se afro 3.7 milionë votues, ndërsa jozyrtarisht besohet se afro gjysma e tyre jetonë jashtë Shqipërisë.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Rijetësimi i industrisë ushtarake, nevojë e ndryshimeve të klimës së sigurisë
Artikulli tjetër Franca thërret tjetër takim mbi Ukrainën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.