KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbardhet plani me tre faza i paqes SHBA-Rusi, për Ukrainën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Zbardhet plani me tre faza i paqes SHBA-Rusi, për Ukrainën
BotaKomentPolitikeZhvillim

Zbardhet plani me tre faza i paqes SHBA-Rusi, për Ukrainën

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 9:39 am
171 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pas samitit që u mbajt në Riad të martën, ku delegacionet amerikane dhe ruse, të kryesuara nga sekretari i shtetit Marco Rubio dhe ministri i jashtëm Sergey Lavrov, diskutuan për një marrëveshje të mundshme paqeje, mediat zbuluan akordin paraprak që përfshin tre faza kryesore: armëpushimin, zhvillimin e zgjedhjeve dhe përfundimin e marrëveshjes paqësore.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, njoftoi se Evropa do të jetë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e këtij procesi dhe do të jetë e pranishme në tryezën e negociatave. Rubio gjithashtu zhvilloi një telefonatë me ministrat e jashtëm të Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia do të bëjë çmos që të bindë Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme, duke theksuar nevojën për të përdorur presion në mënyrë që ai t’i “thërrasë arsyes”. “Nevojitet një thupër nga duart që Zelensky të reflektojë si duhet”, tha ndër të tjera Lavrov. Ndërkohë, Presidenti ukrainas reagoi duke thënë se është e padrejtë që të flitet për paqe në Ukrainë pa përfshirë Ukrainën në tryezën e negociatave. “Vendimet që merren pas shpine nuk do t’i njohim”, deklaroi ai nga Turqia, ku u takua me homologun Erdogan.

SHBA-të synojnë të arrijnë një armëpushim deri në Pashkë, ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi në Bruksel se BE-ja është një aleat i fuqishëm për Ukrainën, dhe se Europa ka bërë më shumë se kushdo tjetër për të mbështetur Kievin gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Për takimin në Riad reagoi edhe Presidenti Emmanuel Macron theksoi se Donald Trump mund të rifillonte një dialog konstruktiv me Presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa siguroi se Franca nuk po përgatitet të dërgojë trupa tokësore luftarake në Ukrainë.

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, pritet të vizitojë Ukrainën këtë javë. Ai do të zhvillojë takime me zyrtarët ukrainas, për të diskutuar hapat e mëtejshëm të mundshëm për një marrëveshje paqeje.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 151 mijë emigrantë regjistrohen për të votuar në 11 Maj
Artikulli tjetër Banka e Shqipërisë ul me 4 herë normën maksimale të interesit për shumat deri në 200 mijë lekë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.