KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Po vjen Epoka e Artë e krimit të organizuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Po vjen Epoka e Artë e krimit të organizuar
BotaFokusOpinionPolitike

Po vjen Epoka e Artë e krimit të organizuar

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 10:49 am
122 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Nga Robert Muggah & Misha Glenny

 

Në një pasdite të vranët të nëntorit 2021, oficerët e Policisë Metropolitane ndaluan një makinë në një autostradë në veri të Londrës, pasi kishin marrë informacione për një trafik të dyshuar droge. Brenda në makinë gjetën 250.000 paund.

Një kontroll në shtëpinë e shoferit, zbuloi një makineri për numërimin e parave dhe 24.500 paund të tjera. Ishte një sukses i rëndësishëm për autoritetet e zbatimit të ligjit, por historia doli të ishte shumë më e madhe. Hetimi i mëtejshëm, zbuloi një fije që i çoi hetuesit britanikë deri në një ndërtesë në zemër të Moskës.

Paratë, makineria e numërimit të parave dhe personi që drejtonte makinën, ishin pjesë e një operacion të shërbimit sekret rus. Operacioni “Destabilizimi”  i Agjencisë Kombëtare kundër Krimit në Britaninë e Madhe, zbuloi se si dy rrjete kriminale të quajtura Smart dhe TGR, organizuan një operacion të gjerë pastrimi parash, për të kthyer paratë tradicionale në kriptomonedha.

Krerët e të dy grupeve, Ekaterina Zhdanova dhe George Rossi, u vendosën në listën e zezë vitin e kaluar nga Zyra e SHBA për Kontrollin e Pasurive të Huaja. Qindra miliona dollarë u pastruan përmes asaj skemës, teksa u arrestuan më shumë se 80 persona.

Edhe pse disa nga aktorë kryesorë, nuk mund të arrihen nga agjencitë perëndimore. Të dy rrjetet përfshinin më shumë se 30 vende në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut. Ndërsa klientët e saj, përfshinin disa nga grupet më të mëdha të krimit të organizuar rus dhe jo-rus, të përfshirë në trafikun e drogës dhe atë të qenieve njerëzore.

Ajo që e bënte të veçantë këtë rrjet, ishte lidhja e tij pa probleme me grupe kriminale rivale, të specializuara në tregje të shumta të paligjshme, dhe mbështetja nga një qeveri e huaj. Spiunët, bosët e mafias, kriminelët kibernetikë dhe pastruesit rusë të parave, u bënë bashkë për të krijuar një industri që gati e sfidon të kuptuarit.

Rob Jones, drejtori i përgjithshëm i operacioneve në Agjencinë Kombëtare të Krimit, e cilëson atë si operacionin më të rëndësishëm të pastrimit të parave që ka zbuluar ndonjëherë agjencia. Krimi i organizuar, një nga profesionet më të vjetra në botë, po hyn tashmë në një epokë të artë.

Nga grabitësit e varreve në Egjiptin e lashtë, vrasësit në Lindjen e Mesme, shoqëritë sekrete në Kinë, piratët në Karaibe apo mafia italiane, bota e krimit është një konstante e historisë së njerëzimit.

Mjetet moderne të tregtisë – frikësimi, korrupsioni, trafikimi dhe dhuna – janë pothuajse të njëjta si në mijëvjeçarët e shkuar. Megjithatë, Jones thotë se është befasues sofistikimi, shpejtësia dhe shkalla e krimit të organizuar të sotëm.

Dhe struktura ndërkombëtare e luftës ndaj krimit – kornizat ligjore, institucionet dhe mekanizmat bashkëpunues të krijuar nga shtetet, dhe organizatat globale për të parandaluar, hetuar dhe ndjekur penalisht krimin – nuk është fare e përgatitur.

Në fund të shekullit XX-të, globalizimi – çrregullimi i sistemeve financiare dhe rritja e kapitalit, mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe ideve përtej kufijve – përzjeu shumë ekonomitë e ligjshme dhe të paligjshme. Kartelet, rrjetet mafioze dhe gangsterët e pavarur, mësuan shpejt të dhënat e bankave private, parajsat fiskale, zonat e veçanta ekonomike, portet e kontejnerëve dhe tregjet online.

Shumica e policive kombëtare nuk kishin mandatin, aftësitë dhe burimet për të vazhduar punën me ritmin e këtij zhvillimi. Por edhe kur vepruan, mënjanoheshin apo sabotoheshin nga ndërmjetësit në hije të pushtetit politik dhe ekonomik.

Janë disa arsyet se përse krimi i organizuar po përjeton një rilindje. E para është përdorimi i teknologjive të reja, të cilat po e riorganizojnë mënyrën se si kryhet krimi. Brenda organizatave kriminale, ekspertët e teknologjisë dixhitale, kanë filluar të zëvendësojnë bosët dhe operativët më pak të aftë me teknologjinë.

Për pasojë, krimi kibernetik ka evoluar nga sulmet e “ujqërve të vetmuar” në kriminelë shumë të aftë që gjuajnë në tufa. Ky brez i ri bandash, operon në rrjete të strukturuara, me anëtarë të specializuar në detyra të tilla si krijimi i viruseve, inxhinieria sociale dhe menaxhimi i parave.

Ashtu si në ekonominë e rregullt, lidhja dixhitale e ka rritur shumë efikasitetin dhe ka ulur kostot e krimit të organizuar. Shihni pak krimin kibernetik, i cili dominohet gjithnjë e më shumë nga sulmet e automatizuara, phishing dhe ransomware.

Gati çdo kategori e aktivitetit kriminal, po përdor teknologjinë për të krijuar ekonomi të gjera. Gangsterët rusë po përdorin dronët për të vrarë rivalët. Edhe grupet kriminale krimit marokene, po futin drogë në Spanjë duke përdorur dronët nënujorë.

Policia britanike po raporton mbi dërgesa me dronë nëpër burgje që përmbajnë drogë, telefona apo armë. Shërbimet e shpërndarjes së drogës në shtëpi, janë po aq të shpejta sa ato për ushqimin e shpejtë në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

Ky efikasitet, është rezultat i depërtimit të internetit, përhapjes së mediave sociale, platformave të koduara, GPS-së, madje edhe aplikacioneve që sigurojnë një menaxhim të mirë të personelit. Bandat po përfitojnë gjithashtu nga risitë në prodhimin e narkotikëve dhe duke ndryshuar zakonet e konsumit.

Drogat sintetike si fentanili, metamfetaminat dhe amfetaminat nuk varen nga koka apo lulëkuqet e prodhuara në Kolumbi ose Afganistan. Oreksi në rritje për këto droga, ka përshpejtuar prodhimin më pranë tregjeve të tyre përfundimtare.

Sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Drogën, qindra laboratorë klandestine të drogës janë zbuluar dhe çmontuar vitet e fundit në të gjithë Evropën Perëndimore.

Ndërkohë, është rritur prodhimi i drogës kaptagon, nga Siria në Irak, duke shpërndarë tableta me vlerë miliarda dollarë tek konsumatorët në vendet e Gjirit dhe gjetkë në Lindjen e Mesme. Në faktor tjetër favorizues është qeverisja e dobët, qoftë si rezultat i korrupsionit, trazirave sociale apo konfliktit të armatosur.

Qeveritë demokratike, priren të kenë një avantazh. Sipas Nismës Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional “demokracitë normale …shfaqin nivele më të larta të qëndrueshmërisë ndaj krimit të organizuar sesa regjimet autoritare”.

Por vitet e fundit, edhe demokracitë liberale kanë qenë në krizë. Kriza financiare e vitit 2008, shtimi i migracionit në vitet 2010, dhe ndikimet e gjera të pandemisë së Covid-19 i kanë forcuar lëvizjet populiste në të gjithë Evropën dhe Amerikën e Veriut.

Shpesh udhëheqësit populistë i anashkalojnë kontrollet dhe balancat demokratike, dhe nga kjo përfiton direkt dhe indirekt krimi i organizuar. Për shembull, një nga veprimet e para të Prokurorit të ri të Përgjithshëm të SHBA-së, ishte eliminimi i njësive anti-korrupsion që synonin të ndiqnin dhe godisnin kleptokratët.

Në Evropë, Brexit i dha një goditje të rëndë koordinimit midis agjencive evropiane të zbatimit të ligjit. Disa polici nuk ndajnë më informacione me Hungarinë, një anëtare e BE-së, nga frika se mos ai i kalon Rusisë.

Dhe sa më pak kontrolle dhe balanca demokratike, aq më i madh është tundimi për politikanët, gjyqtarët, policinë, agjentët e doganave dhe zyrtarët e taksave që të bashkëpunojnë me krimin e organizuar. Thellimi i tensioneve gjeopolitike, po i dëmton akoma më tej veprimet kolektive për të luftuar kundër grupeve kriminale.

 

Marre nga Foreign Policy

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Dy email-et për vilën/ Porosia e Ballukut para se në letra të shfaqej Igli Tare

Dërgesat e emigrantëve arrijnë rekord të ri historik

Turizmi dhe remitancat e ulën deficitin e bilancit të pagesave

Ngërçi me pagat, gjyqtarët kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave

Gjykata e Vlorës shpall të zhdukur Elvis Troqen, tetë vite pas rrëmbimit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kostoja e popullaritetit të Giorgia Melonit
Artikulli tjetër Zbulohet databaza e “non grata”-ve shqiptare në SHBA

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shkarkohet nga detyra ministrin e brendshëm, Besfort Lamallari
Aktuale Fokus Kryesore Politike 11 Shtator, 2026
Hapet hetim për vdekjen e këngëtarit grek Mazonakis, arrestohen 2 mjekë
Analize Fokus Kulture Rajoni Sociale Zhvillim 11 Shtator, 2026
L’Equipe: “E bujshme! Igli Tare hetohet për pastrim parash”
Analize Kryesore Opinion Sociale Sporti Zhvillim 11 Shtator, 2026
Televizioni publik gjerman për protestat: Përshkallëzohet lëvizja politike kundër Edi Ramës
Aktuale Fokus Koment Kryesore Sociale 11 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.