KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zbulohet databaza e “non grata”-ve shqiptare në SHBA
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Zbulohet databaza e “non grata”-ve shqiptare në SHBA
AktualeAnalizeFokusKryesore

Zbulohet databaza e “non grata”-ve shqiptare në SHBA

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2025 10:56 am
219 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, deri më 31 janar 2025 kanë futur në listë të zezë plot 398 individë dhe organizata nga Ballkani.

“Zëri i Amerikës” në gjuhën serbe, ka hartuar një databazë me të gjithë të sanksionuarit nga rajoni jonë dhe sipas të dhënave të publikuara, në krye të listës është Bosnjë-Hercegovina me 177 individë dhe organizata të sanksionuar, pasuar nga Serbia me 80, Kosova me 60, Maqedonia e Veriut me 46, Shqipëria me 23 dhe Mali i Zi me 11.

Kjo është databaza e parë hulumtuese e të dhënave që përfshin të gjitha sanksionet e Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja të Departamentit të Thesarit (OFAC) dhe sanksionet e shpallura nga Departamenti i Shtetit gjatë periudhës 2017-2024.

Nëse shkojmë te Shqipëria, bëhet fjalë për 19 individë dhe 4 organizata. Duke u ndalur te individët, disa dihet se kush janë. Është Adriatik Llalla me familjen, Sali Berisha me familjen, Tom Doshi me familjen dhe Vangjush Dako me familjen. Po ashtu kemi Aqif Rakipin e sanksionuar nga Departamenti i Thesarit. Mirëpo në listë janë dhe dy persona të tjerë: Idajet Beqiri dhe Spiro Butka.

dajet Beqiri është avokati që njohim të gjithë dhe ai ka shumë vite në listën e zezë të amerikanëve për nxitje të akteve ekstremiste. Ndërsa Spiro Butka është zv.komandant i Operacionit “Shigjeta” që u zhvillua në Kosovë gjatë UÇK, raporton “Pamfleti”.

Ndërkohë sa i takon organizatave të sanksionuara janë 4 prej tyre. E para është “Huriya Private FZE LLE”, një firmë me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por ajo rezulton e lidhur me rusët dhe janë sanksionuar të gjitha degët e saj, përfshirë dhe në Shqipëri.

Emri i dytë është “Al-Haramain: Dega Shqipëri”. Bëhet fjalë për një organizatë të lidhur me Al-Kaedën. Fondacioni është cilësuar nga OKB si i lidhur me  Osama bin Laden dhe i përshirë në pjesëmarrje, financimin, planifikimin, lehtësimin, përgatitjen ose kryerjen e aktiviteteve në emër ose në mbështetje të Al-Kaedës.

Në listë është edhe “Global Relief Foundation Inc”. Bëhet fjalë po për një organizatë islame. Edhe ajo është cilësuar nga amerikanët si e lidhur me Al-Kaedën.

E sanksionuar është edhe “Shoqëria e Ringjalljes së Trashëgimisë Islame”. Ajo është një organizatë me bazë në Kuvajt. Gjithashtu dyshohet si e lidhur me Al-Kaedën.

Gojët e liga flasin se do të ketë dhe shumë të tjerë individë “non grata”. Të korruptuarve u ka dalë frika me ardhjen e Trump, por nuk duhet harruar se ai ishte i pari që futi sistemin “non grata” për korrupsion, duke sanksionuar të parin në botë Adriatik Llallën.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Po vjen Epoka e Artë e krimit të organizuar
Artikulli tjetër SPAK-u publikon bilancin e punës: Janë hetuar 629 persona në një vit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.