Abuzimi me Fondet e Taksapaguesve të BE-së edhe sot e kësaj dite ka privuar bujqit shqiptarë nga grantet e Programit IPARD.
Skandali në fakt u bë zyrtar me vendimin e BE-së për të bllokuar subvencionin me fondet e IPARD. Kjo ndodhi në kohën në të cilën Ministria e Bujqësisë u drejtua nga ish Ministrja Frida Krifca.
WebLajm.com ka mundur të sigurojë një faturë ku rezulton se fondet që BE jepte për fshatarët kanë përfunduar për fushata marketingu ose reklama televizive apo portale.
Nëpërmjet një përshkrimi Shpenzime AQT, aktive të qëndrueshme që i përket kodit në buxhetin e shtetit.
Aparati i ministrisë drejtuar nga Krifca asokohe ka kaluar në llogarinë e një agjencie reklamash plot 100 mijë euro.
Por AQT është aktive të qëndrueshme, pra blerja e në malli që inventarizohet. Se si ka mundur thesari apo Krifca ta çertifikojë këtë faturë i mbetet SPAK ta zbulojë. Nëse ka apo jo shkelje?
Fatura është regjistruar në sistem më dt.15.4.2022 dhe ekzekutuat më 21.4.2022. Në këtë periudhë ishte ende Ministre znj.Krifca e cila vinte në këtë post nga azhbr.
Përshkrimi i Transaksionit 100 mijë euro
Aparati Ministrise se Bujqesise dhe Zhvillimit Rural (3535)/ish Aparati Ministrise se Bujqesise e Ushqimit (3535) LE SPOT PRODUCTION SH.P.K Tirane 10,067,220 2022-04-15 2022-04-21 15310050012022 Shpenz. per rritjen e te tjera AQT MBZHR,231,Pagese e detyrimit objektin Fushate publicitare per Thirrja e katert per aplikime nga IPARD II,Urdher Nr.161 dt 01.04.2022,Kontrate nr 88 dt 07.01.2022,PV dt 12.01.2022,PV dt 08.02.2022,Fature nr 16 date 08.02.2022
Po cila është kompania përfituese e kësaj pagese firmosur nga Krifca?
Referuar transaksioneve dhe qkr ajo është:
LE SPOT PRODUCTION SH.P.K është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, e themeluar më datë 16.03.2006 dhe që funksionon sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë, me numër identifikimi në regjistrin tregtar NIPT K61805010F, me adresë në Tiranë, Rruga Themistokli Germenji, Nr 1, me administrator Mirjona Rada. LE SPOT GROUP sha zotëron 100% të kapitalit të kësaj shoqërie. (Sipas të dhënave të QKB deri më datë 03.03.2021).
Kjo Kompani ka disa aksioner dhe ndërlidhje me Le Spot Group e cila ka qenë e zotëruar edhe nga biznesmeni Theodhor Çami.
Një ndër aksionerët e Kompanisë që ka marrë 100 mijë euro rezulton sipas qkr gazetarja Zefina Asani sot drejtoresh e Le Spot dhe e njohur si personi që menaxhon reklamat për llogari të z.Çami.
Çami është i njohur edhe si pronari i euronews albania medias brand europian. Media e cila rolin dhe misionim e saj ka informimim dhe denoncimin e çdo abuzimi si rojtari i parave të taksapaguesve europian.
Në të drejtën e tij kompanitë e lidhura me z.Çami kanë bërë biznes dhe është e ligjshme
Ajo që mbetet të hetojë Spak është se si fondet e bujqërve për tokat arat dhe prodhimet përfunduan në reklama të cilat jo vetëm sndalën dot abuzimet po për fat të keq penalizuan fshatarët.
Abuzime me përzgjedhjen e fermerëve dhe shpërndarjen e granteve ishte pikërisht arsye përse BE ndërpreu fondet e IPARD. Ndërsa abuzohej me këto fonde nga ana tjetër 100 mijë euro shpenzoheshin për reklamë për të ftuar fshatarët në aplikim. Nuk dihet nqs realisht ka patur një informim të fshatarëve apo ndodhi e kundërta atyre u mbyll çdo derë në media për të denoncuar abuzimet. E të ndodhur në këtë situatë ata u detyruan të informonin BE deri sa OLAF zyra e BE kundër mashtrimit ndëhyri.
Prej më shumë se 1 viti kjo çështje është në hetim nga Prokuroria e Posaçme e cila po verifikon të paktën mbi 20 raste me abuzimet e fondeve të IPARDII. Ky hetim është në faza të veprimeve konkrete nga Spak ndërsa OLAF ka kërkuar vënien para pëegjegjësisë të atyre që abuzuan me paratë e taskave të europianëve.
Weblajm.com mëson se në këto raste ka faturime fiktive, ndryshim të destinacionit të përdorimit të fondeve e deri në financim të aktiviteteve pa lidhje me bujqit dhe bujqësinë.
Në media ka patur me qindra raportime për këtë Skandal.
Marrë nga Weblajm.al