KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Embassy Tower, 47 katëshi që do t’i “marrë frymën” Tiranës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Embassy Tower, 47 katëshi që do t’i “marrë frymën” Tiranës
AktualeEkonomiKryesoreSociale

Embassy Tower, 47 katëshi që do t’i “marrë frymën” Tiranës

Përditësimi i fundit: 22 Shkurt, 2025 10:28 pm
220 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Përballë ambasadës amerikane, atje ku dikur ka qenë ish ambasada franceze do të hedhë shtat kullë 47 kate. Leja e zhvillimit të kullës u miratua një muaj më parë, në mbledhjen e 28 janarit dhe kompania ndërtuese e saj është Hanxhari Group.

Kjo kompani zotërohet nga Adjon Hanxhari, djali i ndërtuesit vlonjat, Fatmir Hanxhari, i cili njihet si pronari i hotelit Vlora Internacional.

Projekti është publikuar nga vetë kryeministri Edi Rama një ditë më parë, në profilin e tij në facebook, përmes një videoje 30 minutëshe, ku tregohej ndryshimi i Tiranës dhe vizioni për kryeqytetin e vitit 2030.

Nga fotoja duket se lartësia e Embassy Tower bën që Ambasador 3 dhe kulla e stadiumit Arena Kombëtare të duken si xhuxha. Ambasador 3 është një kullë 23 katëshe, rreth 82 metër e lartë. Ndërkohë që Embassy Tower e Hanxharit do të jetë të paktën dyfishi i saj.

Ndërtuesi

Hanxhari Group është themeluar në tetor të vitit 2018. Vitin e kaluar kompania regjistroi një xhiro totale prej 2.35 milionë euro dhe fitim neto prej 110 mijë eurosh. Sipas bilancit zyrtar, vlera e aseteve të kompanisë është 11.9 milionë euro. Por nga këto rreth 11.7 milionë janë detyrime, ndërsa kapitali i vet kompanisë është vetëm 230 mijë euro.

A mundet një kompani me këta tregues financiarë të realizojë një investim kaq të madh si kulla 47 katëshe, që do t’i zërë diellin ambasadës Amerikane, kostoja e së cilës mund të jetë edhe mbi 100 milionë euro?

Ndërsa bankat kanë filluar të jenë të kujdesshme në kreditimin e kullave të larta, shumë ndërtues shpresojnë në financimin e tyre përmes shitjeve në ajër. Por nuk mungojnë edhe rastet kur financimet vijnë nga burime të paqarta. Ose në raste të tjera, pas ndërtuesve që marrin lejet në letër qëndrojnë të tjerë persona të fshehtë.

Në çdo rast, Embassy Tower është qiellgërvishtësi i radhës që i shtohet zemrës së Tiranës.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tronditet Pentagoni, Trump shkarkon shefin e shtabit
Artikulli tjetër Shkeljet ligjore të mitingut të Edi Ramës me administratën Bashkiake

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump
Fokus Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.