KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Shpartallohet qeveria, Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Shpartallohet qeveria, Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane
AktualeAnalizeKryesoreOpinionPolitike

Shpartallohet qeveria, Rama zëvendëson Agaçin me punonjësen e shkarkuar nga Ambasada Amerikane

Përditësimi i fundit: 22 Shkurt, 2025 10:47 pm
161 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Anija e qeverisë po lundron në batica të larta duke u përplasur nga njëri skandal në tjetrin. Pas “dezertimit” të Engjëll Agaçit nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Edi Rama ka vendosur të t’ia besojë këtë detyrë Vilma Gurit.

Ndonëse mediat pranë qeverisë nxituan ta paraqisnin Gurin si një personalitet me eksperiencë të pasur në Departamentin e Shtetit dhe Ambasadën Amerikane në Tiranë, faktet janë pak ndryshe.

Kapitali ka mësuar se zonja Guri para pak muajsh është shkarkuar nga Ambasada Amerikane për shkelje të rëndë të etikës, pasi është përfshirë në një skandal presionesh mbi Gjykatën Kushtetuese. Burime diplomatike i thanë Kapitalit se ky skandal përfshin zonjën Guri, bashkëshorten e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese si dhe një deputete të Edi Ramës.

Pas sharkimit për shkelje të rëndë të etikës nga Ambasada Amerikane, zonja Guri fillimisht u strehua si këshilltare e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha. Por kjo detyrë zgjati më pak se 2 muaj pasi në qeveri u krijua një tjetër emergjencë.

Engjëll Agaçi, sekretari jetëgjatë i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, që e ka mbajtur këtë post nga dita e parë kur Edi Rama u bë kryeministër, është larguar në mënyrë të beftë. Vetë qeveria përmes një lajmi të shpërndarë në mediat e saj pak ditë më parë, jo zyrtarisht dha si arsye për largimin e Agaçit problemet shëndetësore dhe kurimin e tij në Itali.

Por ky version është vënë në pikëpyetje të madhe, jo vetëm nga opozita. Një ditë më parë, Sali Berisha denoncoi publikisht si Engjëll Agaçi është arratisur për shkak se ndaj tij është lëshuar masë ndalimi nga SPAK. Ky version në fakt kishte disa ditë që qarkullonte në Tiranë, por edhe pas denoncimit të Berishës nuk u përgënjeshtrua zyrtarisht nga qeveria.

Por pavarësisht shkaqeve të largimit, e sigurtë është se prej gati 1 muaji Engjëll Agaçi nuk është më në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave. Dhe fakti që Edi Rama ka nxituar të gjejë zëvendësen e tij, sinjalizon se ky largim mund të jetë përfundimtar.

Kjo tani ngre një tjetër skenar interesant. Nëse arsyet e largimit të Agaçit lidhen me një masë të mundshme të SPAK ndaj tij, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë për qeverinë. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave ligjërisht ka vetëm një detyrë. Të mos lejojë daljen e vendimeve të paligjshme nga qeveria.

Por nëse sekretari shpallet në kërkim nga drejtësia, kjo hedh një damkë të madhe mbi qeverinë, e cila automatikisht dyshohet të ketë funksionuar si një një bandë kaçakësh duke miratuar vendime të paligjshme. Dhe rastet për këtë tashmë janë publike duke filluar nga bonusi i inceneratorit që iu dha kompanisë, e cila nuk ekzistonte.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gënjeshtra e Ramës, TikTok nuk u mbyll për 8 javë në Shqipëri
Artikulli tjetër Ku përfundojnë pijet e skaduara dhe mbetjet e kompanisë ‘Cola-Cola?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.