Qyteti i Librazhdit gjatë kësaj të enjteje do të jetë pa energji elektrike.
Burime zyrtare informuan se shkak i ndërprerjes së energjisë është ndërhyrja e detyruar e specialistëve për kryerjen e punimeve në Nënstacionin elektrik 110 kv të Librazhdit.
Ky nënstacion është një investim i kryer pak kohë më parë nga OST në bashkëpunim me OSHEE. Investimi prej 1 milion euro u realizua për demontimin dhe rikonstruksionin e dy trakteve dalës të linjave Librazhd – Fibër dhe Librazhd – Përrenjas me pajisje totalisht të reja, përmirësimin e skemës elektrike.
Marrë nga Balkanweb.com