KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Afganistani në rrezik nga zia e bukës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Afganistani në rrezik nga zia e bukës
AktualeBotaOpinionSociale

Afganistani në rrezik nga zia e bukës

Përditësimi i fundit: 3 Mars, 2025 3:45 pm
109 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Afganistani po rrëshqet drejt zisë së bukës, paralajmërojnë punonjësit e ndihmës që veprojnë në njërën prej krizave më të mëdha humanitare në botë. Miliona afganë tashmë jetojnë në kushte të ngjashme me urinë dhe ndalesa e përhershme e ndihmës amerikane vetëm se mund ta përkeqësojë situatën.

Kështu thonë dy punonjës humanitarë, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, meqë nuk ishin të autorizuar të flisnin për mediat. Të dy punojnë për organizata të mëdha ndërkombëtare, të cilat ofrojnë ndihma ushqimore për komunitetet e cenueshme në Afganistan.

“Ka tashmë uri të përhapur në disa cepa të Afganistanit”, thotë njëri prej tyre, i cili është i vendosur në juglindje të Afganistanit.

Marrja e pushtetit nga talibanët në vitin 2021 e përkeqësoi krizën e madhe humanitare në Afganistan. Për pasojë, vendi i varfër humbi ndihmën jetike perëndimore dhe ekonomia e tij u shemb.

Uria, ndërkohë, u shmang, falë fondeve të konsiderueshme nga donatorët perëndimorë. Megjithatë, kjo ndihmë u zvogëlua ndjeshëm në vitet e fundit. Rreth një e treta e popullsisë 40-milionëshe të Afganistanit, aktualisht, përballet me urinë. Frika për zi buke u rrit që nga vendimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në janar, për ta ngrirë përkohësisht gjithë ndihmën për vendet e huaja, përfshirë Afganistanin.

Ndërprerja e përhershme e ndihmës nga SHBA-ja – donatorja më e madhe për Afganistanin – do ta shtynte vendin drejt urisë në shkallë të plotë, paralajmërojnë punonjësit e ndihmës.

“Pa ndihmë humanitare, mund të ketë uri në shumicën e vendeve”, thotë punonjësi i ndihmës.

Sipas tij, provincat e thata perëndimore, qendrore dhe veriore të Afganistanit janë më të rrezikuarat. Por, disa punonjës dhe organizata të tjera të ndihmës thonë se është ende herët të thuhet se Afganistani është në kushte të ngjashme me urinë, ose po shkon drejt zisë për bukë.

Klasifikimi i Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore (IPC) e përcakton urinë si “një situatë në të cilën së paku një në pesë familje ka mungesë ekstreme të ushqimit dhe përballet me uri dhe varfëri, çfarë rezulton me nivele jashtëzakonisht kritike të kequshqyerjes akute dhe vdekje”.

IPC-ja vlerëson se mbi 3 milionë afganë – ose më pak se 10 për qind e popullsisë – vuajnë nga nivele emergjente të pasigurisë ushqimore dhe janë një hap larg urisë. Qeveria talibane, e cila nuk është njohur nga asnjë vend, nuk ishte në gjendje ose nuk u përpoq ta trajtonte katastrofën humanitare.

Kjo bëri që OKB-ja dhe OJQ-të ndërkombëtare ta mbushin boshllëkun. Këto organizata, aktualisht, shpërndajnë ushqime për miliona afganë, përfshirë: vaj gatimi, oriz dhe miell. Ato ofrojnë edhe plehra, fara dhe mjete të tjera për përdorim në bujqësi. Pa këtë mbështetje, fermerët do ta kenë të vështirë për të prodhuar ushqim të mjaftueshëm për familjet dhe komunitetet e tyre.

“Pa ndihma, unë mund të shoh uri masive brenda muajsh”, thotë njëri nga punonjësit e ndihmës për Radion Evropa e Lirë.

Fëmijët dhe gratë janë kategoritë më të rrezikuara. Rreth 3.5 milionë fëmijë afganë nën moshën pesëvjeçare “vuajnë ose parashikohet të vuajnë” nga kequshqyerja akute, sipas IPC-së. Spitalet në të gjithë Afganistanin janë të mbushura me fëmijë të kequshqyer. Mjekët paralajmërojnë rritje të vdekshmërisë së fëmijëve nëse humbasin mbështetjen ndërkombëtare për të trajtuar fëmijët e uritur.

“Kriza e ushqimit në Afganistan është alarmante”, thotë Terje Watterdal, drejtor i Komitetit Norvegjez të Afganistanit (NAC).

Ndihma humanitare për Afganistanin u zvogëlua ndjeshëm që nga viti 2022, kur donatorët ndërkombëtarë mblodhën rreth 3.8 miliardë dollarë. Në vitin 2024, financimi ra për rreth 25 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Shtetet e Bashkuara ishin donatoret më të mëdha, duke kontribuar me rreth 3.7 miliardë dollarë që nga viti 2021, sipas Inspektorit të Përgjithshëm Special për Rindërtimin e Afganistanit – një mbikëqyrës ky i Qeverisë amerikane. Por, vendimi i administratës Trump për të ngrirë gjithë ndihmën për vendet e huaja, e vuri në pikëpyetje ndihmën e ardhshme të SHBA-së.

“Donatorët janë duke e reduktuar mbështetjen e tyre këtë vit, kështu që perspektiva për të ardhmen është e zymtë”, thotë Watterdal.

Krizën e urisë në Afganistan e përkeqësuan edhe ndryshimet klimatike dhe zhvendosjet masive. Vendi është ndër më të cenueshmit në botë ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike dhe përjetoi disa ngjarje të motit ekstrem në vitet e fundit, përfshirë: tërmete vdekjeprurëse, përmbytje dhe thatësira.

“Ndryshimet mjedisore janë duke kontribuar në pasiguritë me ushqime dhe ujë”, thuhet në raportin e fundit të Organizatës Ndërkombëtare të OKB-së për Migracionin (IOM).

Në dy vjetët e fundit, ndërkaq, Irani dhe Pakistani dëbuan rreth 3 milionë refugjatë dhe imigrantë afganë në atdheun e tyre. Dy vendet paralajmëruan se planifikojnë të dëbojnë edhe miliona të tjerë. Shumë nga të kthyerit afganë e kanë të vështirë të gjejnë strehim të përshtatshëm, të kenë qasje në shërbimet e kujdesit shëndetësor ose të sigurojnë ushqime të mjaftueshme për të ngrënë.

“Afganistani vuan nga kriza klimatike, kriza ekonomike, kriza sociale, kriza shëndetësore, kriza ushqimore dhe kriza politike”, thotë Watterdal, punonjës norvegjez i ndihmës.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një komplot i George Sorosit për të shkatërruar DOGE-n
Artikulli tjetër DW: Një seri sulmesh regjistrohen në Gjermani brenda pak muajsh

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.