KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Profesionet e lira nuk ‘shpëtojnë’: Do tatohen nga 13 deri 23 %
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Profesionet e lira nuk ‘shpëtojnë’: Do tatohen nga 13 deri 23 %
AnalizeFinanceKryesoreOpinionSociale

Profesionet e lira nuk ‘shpëtojnë’: Do tatohen nga 13 deri 23 %

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 12:05 pm
214 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Profesionistët e lirë që iu gëzuan rrëzimit të pjesshëm të ligjit për tatimin mbi të ardhurat dhe i shpëtuan tatimit deri në 23% në vitin 2024, këtë vit do të duhet të paguajnë njësoj si të punësuarit (pasi u zbriten shpenzimet), nëse 80-90% të të ardhurave të tyre i kanë nga më pak sesa 3 klientë.

Ata do të preken nga një nen tjetër i ligjit që nuk u shfuqizua, i cili parashikon që të vet-punësuarit e profesioneve të lira që sigurojnë 80% të të ardhurave bruto nga 1 klient apo 90% të tyre nga më pak se 3 klientë, do t’u tatohen të ardhurat neto (fitimi pas zbritjes së shpenzimeve) me normat e të ardhurave nga punësimi nga 13 deri 23%.

Administrata tatimore nëpërmjet një mesazhi dërguar subjekteve ka sqaruar se detyrimi për deklarimin dhe llogaritjen e tatimit nis nga 1 janari 2025. Për këtë kategori tatimi për t’u paguar do të llogaritet për efekt të periudhës tatimore 2024.

“Ju bëjmë me dije se më datë 04.02.2025 nga Ministria e Financave është publikuar udhëzimi, të cilin e gjeni në atach, ku në pikën 3 të Udhëzimit deklarohet se të ardhurat e realizuara nga të vetëpunësuarit me 80% të të ardhurave nga i njëjti klient, do të konsiderohen si të ardhura nga punësimi dhe do të tatohen 13 dhe 23% sipas limiteve.

Zbatimi i udhëzimit të Ministrisë së Financave është nga viti 2025 e në vazhdim dhe i takon të gjithë rrjetit të shitjes që deklaron të ardhura nga komisionet bazuar në faturat fiskale të shoqërisë”, thuhet në njoftimin e tatimeve dërguar bizneseve.

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” parashikonte të niste zbatimin nga 1 janari 2024 me profesionet e lira, duke iu tatuar fitimin në normat 15 dhe 23%.

Por pas debateve të shumta që shkaktoi moszbatimi korrekt i ligjit, pasi bizneseve ofrues të shërbimeve të lira nuk iu njohën shpenzimet në masën 30% në llogaritjen e parapagimit të tatimit, më 27 Qershor 2024, Gjykata Kushtetuese, morri vendimin për rrëzimin e nenit 69, që parashikonte nisjen e tatimit 15% te profesionet e lira nga 1 janari 2024, duke vendosur për fillimin e zbatimit të tij nga viti 2029, njësoj si bizneset e tjera.

Sipas këtij vendimi ata biznese që kanë të ardhura deri në 14 milionë lekë nuk do paguajnë tatim. Ndërsa ata që marrin mbi 14 milionë lekë do të tatohen 23%.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbeti i pandryshuar zbatimi i ligjit për profesionet e lira të cilat 80 deri 90% të të ardhurave bruto i siguronin nga 1 deri në 3 klientë. Për këtë kategori të vetëpunësuarish ligji parashikon tatimin e të ardhurave me normat e punësimit 13 dhe 23%, pas zbritjes së shpenzimeve.

Çfarë parashikon udhëzimi për tatimin e të vet-punësuarve me 80-90% të ardhurave deri në 3 klient?

Në shembujt që jepen te udhëzimi i ndryshuar “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin e përgjithshëm nr. 26, datë 8.9.2023, “Për tatimin mbi të ardhurat” u botua në Fletoren Zyrtare pak ditë më parë.

Përcaktohet se të ardhurat bruto do të tatohen me normat nga 13 deri në 23%, pasi t’u zbriten shpenzimet e biznesit.

Shpenzimet janë të deklaruara ose në rast se të ardhurat vjetore janë deri në 10 mln lekë, i vetëpunësuari ka të drejtë të zgjedhë njohjen e shpenzimeve apriori në masën 30%.

Po ashtu do t’i llogariten si zbritje shpenzimesh në vlerën 48 mijë lekë në vit kur individi i punësuar ka një fëmijë nën moshën 18 vjeç dhe ka të ardhurat vjetore më të larta të tatueshme në familje.

Si dhe t’u njihet zbritja e shpenzimeve të përcaktuara në pikën e të nenit 22 të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” që përcakton zbritje nga baza tatimore “një shumë prej 360 000 lekësh nëse të ardhurat vjetore janë mbi 720 000 lekë, ose një shumë prej 30.000 lekësh në muaj nëse të ardhurat mujore janë mbi 60.000 lekë”.

Në përfundim norma tatimore për llogaritjen e tatimit të fitimit do të jetë nga 13% për fitimin deri në 2,040,000 lekë dhe 23% mbi 2 040 000 lekë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SPAK përgjoi anëtarët e Kushtetueses
Artikulli tjetër Sot luhen katër sfidat e para të Championsit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.