KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Armand Duka me “AIBA” do të ndërtojë kullën “VOID Tower” tek ish-godina e ATSH-së
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Armand Duka me “AIBA” do të ndërtojë kullën “VOID Tower” tek ish-godina e ATSH-së
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSporti

Armand Duka me “AIBA” do të ndërtojë kullën “VOID Tower” tek ish-godina e ATSH-së

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 1:00 pm
248 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pronar me 100 % të aksioneve të firmës “AIBA” ka fituar ankandin nga Korporata e Investimeve Shqiptare për të ndërtuar kullat të emërtuar “VOID Tower”.

Ndërtimi do të bëhet në ish-godinën historike të ATSH-së, ku sipas projektit do të bëhen dy kulla të larta dhe shteti do të marrë përqindje nga ky investim. Sipas dokumenteve të mëposhtme, KISH ka shpallur fituesin ditët e fundit, ku rezulton z. Duka.

Dokumenti i mësipërm është njoftimi i fituesit nga Korporata e Investimeve Shqiptare, e cila ka hapur disa javë më parë thirrjen për zhvillimin dhe menaxhimin e godinave shtetërore. Bëhet fjalë për ndërtimin dhe menaxhimin e Kompleksit Governativ, me objekt “zhvillimi nëpërmjet sipërmarrjes i VOID Tower”.

Ofertues i suksesshëm u shpall “AIBA Kompani” me adresë në Shkozet në Durrës, me një vlerë të ofruar 46,1 %. Ndërkohë, ofertues tjetër ka qenë edhe shoqëria “Progeen” shpk me një vlerë prej 45 %.

Por, çfarë do të bëhet në ish-godinën e ATSH-së? Sipas dokumenteve dhe fotove, në truallin dhe godinën e stërmadhe shtetërore, ku aktualisht është Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe më parë ka qenë Agjencia Telegrafike Shqiptare apo Ministria e Mjedisit, do të ndërtohet një kullë gjigande. Disa javë më parë, qeveria hapi tenderin për t’ia dhënë truallin dhe godinën një firme private, ku në këmbim do të marrë një përqindje nga ndërtimi.

Por, ajo që bie në sy është se kjo pronë shtetërore, ngjitur me Bulevardin “Zhan Dark”, shumë afër me qendrën, do të kthehet në një godinë e stërmadhe, e cila pritet që të administrohet nga firma private.

Privati do të ndërtojë plot 87 mijë m2, me një kosto plot 110 milionë euro. Duke parë edhe vlerën e lartë të metrit katror, atëherë fitimet që do të marrë privati do të jenë të jashtëzakonshme.

Korporata shkruan se po zbaton projekt-idenë arkitekturore të bashkimit të subjekteve “Andrea Kaputo & Focus Architecture & OpenFabric & James Beckett”. Janë dy kulla në një sipërfaqe të madhe, ku në foto duket si qendër tregtare dhe apartamente sipër. Kulla quhet “Void Tower”, teksa Korporata shkruan se tani do të fillojnë fazat e konkurrimit për përzgjedhjen e Partnerit Privat, ajo e kualifikimit dhe përzgjedhjes.

Firma private ka disa kushte, ku Korporata shkruan se kërkon angazhimin që në ndërtesën VOID Tower, të zhvillohet plotësisht projekt-idea arkitekturore e Kompleksit Governativ në pronën për zhvillim publik, sipas lejes së zhvillimit. Kërkohet angazhimi për të lidhur me Korporatën kontratën e sipërmarrjes dhe marrëveshjeve shoqëruese të saj, në përfundim të procesit të përzgjedhjes.

“Ofertat e paraqitura nga kandidatët në këtë fazë duhet të plotësojnë kriterin bazë, i cili është 45% (dyzet e pesë përqind) dhe do të vlerësohen me kriterin përzgjedhës, i cili është: Përqindja më e lartë e sipërfaqes përkatëse e ofruar për Korporatën në ndërtesën VOID Tower mbi kriterin bazë. Shpallet fituese oferta që ofron vlerën më të lartë të kësaj përqindje”, thuhej në dokumente.

 

Marrë nga VoxNews.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Skandali i mashtrimit 20 miliardë $, që po trondit Turqinë

Ilir Meta denoncon: “Regjistrohen bisedat e mia me avokatin, në burg”

Kryeministri Rama flet për herë të parë për akuzat e Veliajt

Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve

Çfarë fshihet pas fluturimit të tre besnikëve të Vuçiçit?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shefi i doganës së Vlorës “punon” nga jashtë shtetit
Artikulli tjetër OBSH: Shëndetësia dërrmon shqiptarët, populli më në vështirësi në Europë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse super të pasurit po zhvendosen në Athinë?
Analize Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Si u “pastrua” në KPP tenderi i mirëmbajtjes së rrugëve, ku fituesi pranoi falsifikimin
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.