KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Energjia me bilanc negativ për 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Energjia me bilanc negativ për 2024-ën
AnalizeEkonomiKryesoreZhvillim

Energjia me bilanc negativ për 2024-ën

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 1:14 pm
175 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Viti 2024 rezulton të ketë qënë një vit jo i mirë për Shqipërinë, sa i përket të dhënave kryesore për energjinë. Referuar shifrave të publikuara nga INSTAT, prodhimi neto vendas i energjisë elektrike, në vitin 2024, arriti vlerën 7.837 GWh nga 8.796 GWh energji të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rënie të prodhimit me 10,9 %.

Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 52,1 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,4 % dhe nga të tjerë prodhues në masën 6,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Ndërkohë që prodhimi vendas shënoi rënie, importi shënoi rritje të ndjeshme, duke rritur kështu edhe kostot në Buxhetin e Shtetit. Importi bruto i energjisë elektrike arriti vlerën 2.669 GWh nga 1.922 GWh që ishte një vit më parë, duke shënuar kështu një rritje me 38,9 %. Në anën tjetër, eksportet shënuan rënie, duke arritur në 2.335 GWh, nga 2.842 GWh  në vitin 2023, ose 17,8 %.

Hidrocentralet publike, në vitin 2024, prodhuan 4.085 GWh nga 5.123 GWh të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar kështu një rënie të prodhimit me 20,3 %. Hidrocentralet private dhe koncensionare, prodhuan 3.245 GWh nga 3.582 GWh të prodhuar një vit më parë, duke shënuar një rënie të prodhimit të energjisë elektrike me 9,4 %. Të tjerë prodhues, prodhuan 507 GWh nga 90 GWh të prodhuar në vitin 2023, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 5,6 herë.

Humbjet në rrjet shënuan rënie

I vetmi lajm i mirë për sektorin mund të konsiderohet minimizimi i mëtejshëm i humbjeve në rrjet, të cilat zbritën në 1.614 GWh në vitin 2024 nga 1.655 GWh që ishin në vitin 2023, me një rënie prej 2,4 %. Pesha që zënë humbjet në rrjet në totalin e energjisë elektrike në dispozicion gjatë vitit 2024 është 19,8 % nga 21,0 % që ishte në vitin 2023, duke shënuar një ulje me 1,2 %. Gjatë vitit 2024, humbjet në transmetim janë ulur me 8,6 % dhe humbjet në shpërndarje janë ulur me 1,5 %, krahasuar me vitin 2023.

Rritet konsumi i energjisë në vitin 2024

Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët, në vitin 2024, arriti vlerën 6.556 GWh nga 6.221 GWh që ishte në vitin 2023. Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë u rrit me 9,4 %, duke arritur vlerën 3.409 GWh në vitin 2024 nga 3.117 GWh që ishte në vitin 2023, ndërsa përdorimi nga konsumatorët jo familjarë u rrit me 1,4 % duke arritur vlerën 3.147 GWh në vitin 2024, nga 3.104 GWh që ishte një vit më parë.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fondet e investimeve u rritën me 22% në vitin 2024
Artikulli tjetër Huatë për biznesin dhe qytetarët u rritën me 1 miliardë euro

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.