KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Huatë për biznesin dhe qytetarët u rritën me 1 miliardë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Huatë për biznesin dhe qytetarët u rritën me 1 miliardë euro
AnalizeFinanceKryesoreSociale

Huatë për biznesin dhe qytetarët u rritën me 1 miliardë euro

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 1:16 pm
227 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Kredia për ekonominë ka vijuar ritmin e shpejtë të rritjes edhe në muajin e parë të këtij viti, pavarësisht parlajmërimeve të Bankës së Shqipërisë ndaj bankave private që të tregojnë më shumë kujdes. Të dhënat zyrtare nga Banka Qëndrore tregojnë se në janar të këtij viti, stoku i kredisë për ekonominë u rrit me gati 7 miliardë lekë ose 70 milionë euro krahasuar me muajin dhjetor.

Ndërkohë, në harkun kohor të një viti huaja për ekonominë është rritur me 98.2 miliardë lekë ose gati 1 miliardë euro. Sipas BSH, në fund të janarit kredia totale rezultoi mbi 8 miliardë euro nga 7 miliardë që ishte në janar të vitit të kaluar.

Të dhënat e detajuara tregojnë se rritja e kredisë është shënuar në të dy segmentet e konsumatorëve, si biznesit ashtu dhe individëve. Kredia për biznesin u rrit me 600 milionë euro krahasuar me janarin e vitit të kaluar duke arritur në 4 miliardë e 740 milionë euro. Ndërsa kredia për individët u rrit me 400 milionë euro duke arritur në gati 3 miliardë e 300 milionë euro.

Sa i takon qëllimit të përdorimit, rritja e kredisë po udhëhiqet nga huatë për blerjen e pasurive të paluajshtme dhe ato të sektorit të ndërtimit, e cila tashmë përbën thuajse gjysmën e totalit të kredisë të dhënë nga bankat për ekonominë shqiptare.

Thirrje për kujdes

Rritja e vrullshme e sektorit të ndërtimit e shoqëruar me zgjerimin e shpejtë të kredisë ka filluar të shqetësojë edhe Bankën e Shqipërisë. Në shtator të vitit të kaluar, autoriteti qendror monetar i bëri thirrje bizneseve dhe konsumatorëve që të bëjnë kujdes dhe të mos marrin vendime të nxituara në kushtet e optimizmit.

“Rreziqet për zhvillimet ekonomike dhe financiare në vend mbeten të pranishëm. Ata burojnë kryesisht nga pasiguria që mbartin zhvillimet gjeopolitike por mund të zhvillohen edhe në kushtet e një optimizmi që shoqërohet me veprime të pakujdesshme nga ana e agjentëve ekonomikë,” paralajmëroi Këshilli Mbikqyrës i BSH.

Vrojtimet periodike të tregut të pasurive të paluajtshme tregojnë se çmimi i banesave në vend vazhdon të rritet me ritme të shpejta, veçanërisht në Tiranë dhe zonat bregdetare të vendit.

Ky cikël i rritjes së shpejtë të çmimeve në ndërtim dhe kreditimit të ekonomisë, i cili ushqen veten, ka filluar të konsiderohet si një risk për ekonominë nga Banka e Shqipërisë. Në këto kushte BSH u ka bërë thirrje bizneseve dhe qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos marrin vendime bazuar në pritshmëritë optimiste duke e zhytur veten në borxhe masive.

“Ndaj, vlerësohet se të gjithë agjentët e ekonomisë kanë mundësinë ta shfrytëzojnë këtë periudhë të veprimtarisë për të konsoliduar bilancet e tyre financiare, për të përmirësuar kapacitetet administruese në përgjithësi dhe të rreziqeve në veçanti, si edhe për të rritur efiçiencën e veprimtarisë,” paralajmëroi BSH në deklaratën e Këshillit Mbikkqyrës në shtator.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Poloni: Budallallëqet e demokracisë më të vjetër në Botë

Qiejt e Evropës nën terror, dhjetëra alarme për bomba

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza

Fituesi i Topit të Artë, Harry Kane, rinovon me Bayernin

Rekord në Brazil/ Arbitri nxjerr 53 kartonë të kuq, pas përleshjes masive në fushë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Energjia me bilanc negativ për 2024-ën
Artikulli tjetër Puckett: Shqipëria po zvarrit hetimet për kontrabandën e mbetjeve toksike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Studentët çojnë në ‘Kushtetuese’ tre VKM, që i ndalojnë të protestojnë
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Nëntor, 2026
Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën Kombëtares së Portugalisë
Aktuale Analize Sociale Sporti 5 Nëntor, 2026
THE TIMES: “Shqiptarët janë betuar për të rrëzuar Edi Ramën”
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 5 Nëntor, 2026
“Komploti” i bankave të huaja/ Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike 5 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.