KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ushtari i Aldo Bares futet ilegalisht në Angli, The Sun: 23 muaj betejë ligjore për t’i përmendur emrin
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Ushtari i Aldo Bares futet ilegalisht në Angli, The Sun: 23 muaj betejë ligjore për t’i përmendur emrin
FokusKomentSocialeZhvillim

Ushtari i Aldo Bares futet ilegalisht në Angli, The Sun: 23 muaj betejë ligjore për t’i përmendur emrin

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 10:01 am
171 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Një prej njerëzve më besnikë të bosit lushnjarë të krimit Aldo Bare pas mbarimit të burgut në Shqipëri, mbërriti përmes Spanjës me një pasaportë të falsifikuar si azil-kërkues në Angli.

Anëtari i Bandës së Lushnjës, Maksim Çela ishte dënuar me 25 vite burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit në vendin tonë për një seri krimesh, përfshirë edhe vrasjen e oficerit të policisë Klenti Bano më 14 Prill 2000.

Gazeta The Sun, ka ndjekur prej vitit 2023 mbërritjen e tij dhe i ka dedikuar sot një shkrim të gjatë se si një kriminel i kalibrit të Maksim Çelës, hyri në Angli në prill 2023 dhe aplikoi për azil.

Në të njëjtin vit The Sun ndoqi seancën gjyqësore kur Çela në një gjykatë emigracioni kishte kërkuar liri me kusht deri sa ti shqyrtohej kërkesa për azil.

Ai mbahej i mbyllur në një qendër ndalimi për emigrantët mbërritur ilegalisht në Angli.

Avokatët e Çelës i kërkuan gjykatës dhënie anonimati klientit të tyre pasi ai i frikësohej një hakmarrje të mundshme nëse i zbulohej vendndodhja aktuale.

The Sun, e respektoi vendimin e gjykatës duke publikuar një shkrim në prill 2023 pa detaje që do të çonin në identifikimin e Maksim Çelës, përfshi krimet për të cilat ishte dënuar në Shqipëri, si pjesë e njërës prej bandave më famëkeqe në historinë e kriminalitetit shqiptarë.

Por The Sun, zhvilloi një betejë 23 mujore në gjykatë, duke argumentuar se ishte në interes të publikut mësimi emrit të Maksim Çelës dhe krimeve të kryera në Shqipëri.

Tabloidi më i madh britanik e fitoi betejën në gjykatë duke i hequr anonimatin Maksim Çelës, dhënë në Prill 2023 nga gjykata emigracionit.

Ky zhvillim e ka vendosur Maksim Çelën në faqen e parë të gazetës The Sun online me Titull:

“Mostrës i çirret Maska, vrasësi dhe terroristi shqiptarë i lirë rrugëve të Mbretërisë së Bashkuar, beteja e The Sun për të hequr anonimatin”.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbulohet organizatori vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit
Artikulli tjetër Mbyllet numërimi në Kosovë, Vetëvendosja e para

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.