KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kryeministri cakton ministritë për patronazhim financiar ilegal të fushatës në 12 qarqe
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kryeministri cakton ministritë për patronazhim financiar ilegal të fushatës në 12 qarqe
AktualeAnalizePolitike

Kryeministri cakton ministritë për patronazhim financiar ilegal të fushatës në 12 qarqe

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 11:09 am
226 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

SPAK bëri të ditur, se ka krijuar “Taskë Forcën” për të zbuluar, parandaluar dhe goditur krimin zgjedhor, ndërsa Kryeministri Edi Rama nuk po i ndalon pagesat, shpërblimet, punësimet, lejet e ndërtimit, financimet dhe investimet elektorale.

Dje, “Pamfleti” denoncoi urdhërin që Edi Rama i ka dhënë Ministrit të Financave, Petrit Malaj, për t’u paguar 100 milionë Euro paradhënie; 3 koncesinarëve të shëndetësisë dhe 12 kompanive shumë të afërta me Edi Ramën dhe familjarët e tij.

Një informacion i orëve të fundit, zbulon lëvizjen tjetër të paligjshme, që ka nisur të zbatojë Kryeministri, për përdorimin ilegal të burimeve njerëzore, financiare dhe krejt asteve materiale të pushtetit, në shërbim të fushatës elektorale e grumbullimit të votave për PS.

Me një skemë të ideuar prej tij, kryeministri ka caktuar shumicën e ministrive, për të bërë patronazhimin dhe mbështetjen e fushatave elektorale në 12 qarqet e vendit, me mjete, propagandë e fonde të buxhetit, nëpërmjet shpenzimeve të brendëshme jo legale.

Sipas skemës së patronazhimit, çdo ministri do financojë nga fondet e veta të buxhetit 2025, shpenzime për aktivitetet elektorale dhe shpërblime dorazi në para ose materiale te familjet e varfëra, si joshje për t’u marrë votat.
Këto shpenzime, do bëhen me urdhra paraprakë të ministrave përkatës, ndërsa në llogaritë e tyre dhe në Thesarin e Shtetit, po me urdhër të ministrave, do deklarohen si shpenzime administrative me procedura, kontrata, preventivë e raporte false, me qëllim që të mos konsiderohen e të mos hetohen si krime zgjedhore..

Sipas ndarjes që ka bërë Babloku, Ministria e Infrastrukturë-Energjisë dhe Ministria e Sipërmarrjes, kanë në patronazhim financimi qarqet Fier e Berat, ku Babloku parashikon rënie të mbështetjes, megjithëse këto zona janë bastione të PS.

Ministria e Ekonomi-Kulturë-Inovacionit dhe Ministria e Brendshme, që kanë buxhete të mëdha, asete të shumta dhe policinë e IKMT, janë caktuar të kenë në patronazhim financimi Qarkun e Tiranës, ku prej 12 vitesh Edi Rama ka fituar me lehtësi, ndërsa më 11 maj e ka sfidë.

Ministria e Mbrojtjes, që po kështu ka buxhet të madh vjetor, është caktuar të ketë në patronazhim financimi Qarkun e Vlorës; Ministria e Financave është caktuar për patronazhimin e Qarkut të Elbasanit, ndërkohë ka dhe rolin e koordinatores, për kalkulimin, rakordimin dhe justifikimin e shpenzimeve.

Ministria e Arsimit është caktuar për pantronazhimin financiar elektoral të qarqeve Durrës e Dibër; Ministria e Shëndetësisë është caktuar për qarqet Shkodër e Kukës; Ministria e Turizëm-Mjedisit është caktuar për Qarkun e Gjirokastrës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është caktuar për pantronazhimin financiar elektoral në Qarkun e Vlorës; ndërsa Ministria e Drejtësisë është caktuar për patronazhimin financiar të Qarkut të Lezhës.

Detyra e çdo ministri, është kjo: nga buxhetet e vitit 2025, të sajojnë sa më shumë shpenzime fiktive, që të duken rutinore e justifikohen si shpenzime normale; dhe nëpërmjet procedurash të brendshme, kontratash e faturash false, do futen në kanalet e zeza të fushatës.

 

Marrë nga Pamfleti.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zbardhen përgjimet që “fundosën” stafin e Universitetit Bujqësor
Artikulli tjetër “Lufta” për mbetjet spitalore: Para, pushtet, krim dhe influenca mes Arbër Teqjas dhe Elvis Mirit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.