Ministrja Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije se është vendosur mbyllja e platformës së Tik Tok për 12 muaj në Shqipëri.
“Kemi analizuar efektet që vijnë nga platformat, por edhe pasojat me raste direkte me dhunën fizike të nxitur nga elemenet e këtij sektori.
Duke marrë të gjithë faktet dhe elementët që lidhen me sigurinë e fëmijëve dhe të rinjtë në mjedisin digjital. Kemi kërkuar mbylljen dhe kufizimin e aksesit. Mbyllja do të jetë 12 mujore”, tha Manastirliu.