KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Më shumë punonjës informalë dhe pa kontrata pune, gjatë vitit 2024
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Më shumë punonjës informalë dhe pa kontrata pune, gjatë vitit 2024
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Më shumë punonjës informalë dhe pa kontrata pune, gjatë vitit 2024

Përditësimi i fundit: 6 Mars, 2025 12:20 pm
153 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Përdorimi i platformës MIRA (Matrica e Inteligjencës dhe Analizës së Riskut) ka ndikuar në prioritizimin e inspektimeve nga ana e Inspektoratit të Punës gjatë vitit 2024. Teknikat e avancuara të Inteligjencës Artificiale, si data mining dhe machine learning, kanë ndikuar drejtpësëdrejti në planifikim të zgjuar dhe në dërgimin e inspektimit të punës në subjekte me risk potencial në moszbatimin e dispozitave ligjore të legjislacionit të punës.

Sipas Inspektoratit, planifikohen inspektime me bazë risku në 52% të punëmarrësve që kryejnë punë të pasiguruar në skemën e sigurimeve shoqerore e shëndetësore, në 57% të punëmarrësve që kryejnë punë pa lidhur kontrata pune, në 74% të punëmarrësve që paguhen me pagë minimale për punën e kryer, si efhe 67% e punëmarrësve që nuk paguhen për orët e punuara mbi kohën normale të punës.

Në planifikimin vjetor të inspektimeve, risku potencial për informalitetin në të gjitha format e shfaqjes së tij është projektuar në 48% e subjekteve.

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2024 u inspektuan 190,340 vende pune në 9,860 subjekte, me një rritje të inspektimeve në subjekte të reja në masën 22% të total inspektimeve të realizuara. Një fokus i veçantë iu kushtua zbatimit të ligjeve për punëmarrësit nën 18 vjeç, të huajt, personat me aftësi ndryshe dhe gratë shtatzëna.

Informaliteti i shfaqur në të gjitha format e tij ka qenë në qendër të proceseve inspektuese me fokus të shtuar në sektorë të veçantë. Janë konstatuar 2600 punëmarrës informalë, 1,058 ose 32% më shumë se një vit më parë, për të cilët është formalizuar marrëdhënia e punësimit brenda procesit inspektues, përmes masave ligjore të marra nga inspektorët e punës. Janë konstatuar të punojnë 3952 punëmarrës pa kontrata individuale ose 58% më shumë se viti 2023.

Rezultatet nga formalizimi i punëmarrësve informal përllogariten rreth 28,536,000 lekë/muaj kontribut i shtuar në skemën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore që krahasimisht me mesataren e tre viteve të fundit është 11,807,280 lekë më shumë vetëm në 1 muaj.

Në lidhje me sanksionet, për shkeljet flagrante, të rënda ose të përsëritura, janë vendosur 210 gjoba me vlerë 53,790,000 lekë, një rritje prej 42% në numër dhe 25% në vlerë krahasuar me vitin e kaluar. Vetëm 21 % e gjobave u ankimuan, shifër kjo më e ulët krahasuar me vitet e mëparshme.

Gjykata ka lënë në fuqi 100% të vendimeve të inspektimit dhe 45% e gjobave janë likuiduar vullnetarisht, 10% më shumë se vitin e kaluar. Nga 20 vendimet e ankimuar në Gjykatë, në 100% të rasteve vendimet e Komisionit të Ankimit u mbështetën nga gjykata.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush do ta qeverisë Izraelin/ Një ish-gjeneral po rrëzon Netanyahun

Topi i Artë 2026, Mbappé ishte shumë afër fitores!

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv në Tiranë

Reuters: Pse Gjenerata Z po udhëheq valën e protestave në Evropë?

Zgjedhjet në Izrael/ Garë e ngushtë mes Netanyahut dhe Eisenkotit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Aksidentet në punë gjatë 2024, ndërtimi dhe minierat sektorët me risk të lartë
Artikulli tjetër Tik Tok do të mbyllet për 12 muaj, në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Gazeta belge: Masat e propozuara nga Rama, rikthim në komunizëm
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 28 Tetor, 2026
BE forcon kufijtë kundër emigracionit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
SHBA përgatitet për një sulm të ri ndaj Iranit
Analize Bota Fokus Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Një dorë jep, tjetra merr, dhe të dyja janë të qeverisë!
Finance Koment Kryesore Opinion Politike Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.