Gjatë vitit 2024, janë shënuar 177 raste të klasifikuara si aksidente pune, duke përfshirë 33 humbje jete. Sektori i ndërtimit mbetet më i rrezikuari me 24% të aksidenteve, duke reflektuar zhvillimin e shpejtë të këtij sektori me 1,019 kantiere/leje ndërtimi të lëshuara në vitin 2024 sipas INSTAT.
Sektori “Miniera-Kariera” përfaqëson 18% të aksidenteve, duke mbetur një nga sektorët me risk shumë të lartë. Inspektimet në nëntokë janë kompetencë e AKSEM, me të cilin ISHPSHSH bashkëpunon për trajtimin e aksidenteve në këtë sektor.
Numri i inspektimeve me arsye “Aksidenti në punë”, rezultojnë gjithsej 224. Të dhënat e inspektimit për aksident për 3 vitet e fundit, tregojnë një trend në ulje të numrit të punëmarrësve të aksidentuar në punë, ndërkohë që numri i subjekteve që janë inspektuar për këtë shkak është në trend rritës.
Këtu ka ndikuar rritja e cilësisë së hetimit të rasteve të anksidenteve në punë, përmes një analize më të thelluar të fakteve për të gjithë subjektet e përfshirë në ngjarje.
Rajoni me numrin më të lartë të inspektimeve për “Aksident në punë” rezulton Rajoni I-Drejtoria Rajonale Tiranë, me shtrirje juridiksioni në qarqet Tiranë dhe Durrës me 100 subjekte të inspektuara për aksident në punë për këtë vit. Në këto inspektime si shkaqe të ndodhjes së aksidenteve në punë, lidhen kryesisht me moszbatim të rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Shkaqet konkrete sipas “Llojit të Aktivitetit” në pjesën më të madhe të rasteve të aksidenteve të hetuara gjatë 2024, në: – “Ndërtim” shkaku i aksidentit lidhet kryesisht me rënien nga lartësia; “Ndërmarrje prodhuese” shkaku i aksidentit lidhet me përdorimin e makinerive; Tregti (H-B-R) dhe “Të tjera” kanë pasur shkak atë të aksidentit rrugor, që konsiderohet si aksident në punë për shkak të ligjit.
Në 100% të subjekteve që janë inspektuar në kuadër të aksidentit në punë janë marrë masa administrative, në disa raste dhe dy masa për subjekt, përkatësisht; masë urgjente “Pezullim”, “Paralajmërim”, “Gjobë”.
Sipas përqindjes në raport me totalin janë 22 % e subjekteve që kanë marrë Masë Urgjente “Pezullim”, për shkelje flagrante që lidhen me marrëdheniet e punës dhe sigurinë e shëndetin në punë; 65 % e subjekteve që kanë marrës dënim kryesor “Paralajmërim”, si dhe 31 % e subjekteve që kanë marrë dënim kryesor “Gjobë.
Marrë nga Ekofin.al